GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mosmarrëveshjet mes konsumatorëve dhe ujësjellësve, ngrihet strukturë e posaçme pranë ERRU

08:14 - 11/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Mosmarrëveshjet mes konsumatorëve dhe ujësjellësve, ngrihet strukturë e posaçme pranë ERRU
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosmarrëveshjet që mund të lindin mes konsumatorëve dhe shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve do të kenë një formë alternative të zgjidhjes përmes një strukture të re që parashikohet të ngrihet pranë Entit Rregullator të Ujit (ERRU).

Në një  draft rregullore të hartuar nga ky institucion dhe të nxjerrë për konsultim parashikohet për herë të parë ngritja e SZAM që është Struktura për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve. Në këtë strukturë janë tre anëtare pjesë e organikës së Entit dhe që do të trajtojnë ankimimet që vijnë nga pala e konsumatorëve për raste të ndryshme të lidhur me ujësjellësit.

“Struktura për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve (SZAM) është një strukturë e përhershme me 3 anëtarë të cilët janë pjesë e organikës së ERRU-së, përgjegjës për zgjidhjen e një mosmarrëveshje përmes një procedure të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve midis konsumatorëve dhe operatorëve UK” thuhet në draftrregullore.

E njëjta përcakton se gjatë procesit të shqyrtimit të mosmarrëveshjes palët nuk e kanë detyrimin që të kenë një avokat ose këshilltar ligjor. Çdo ujësjellës në faqen e tij të internetit është i detyruar që ta bëjë të dukshme ekzistencën e kësaj strukture të re dhe si një formë alternative që u ofrohet konsumatorëve kur kanë mosmarrëveshje me ujësjellësit.

Dokumenti i ERRU parashikon formularin që paraqitet nga konsumatori pranë strukturës dhe që mund të dorëzohet në çdo lloj forme qoftë me postë ose dorazi.

“Rezultati i procedurës së ZAM-it i njoftohet palëve brenda një periudhe prej 90 ditësh kalendarike, nga data në të cilën struktura ZAM ka marrë të gjithë dosjen e ankesës. Kur e gjykon të nevojshme, struktura ZAM mund ta zgjasë afatin prej 90 ditësh kalendarike.

Palët duhet të informohen për çdo zgjatje të asaj periudhe dhe për kohëzgjatjen që mendohet se do të nevojitet për përfundimin e mosmarrëveshjes, por ky afat nuk mund të kalojë 60 ditë kalendarike, përtej afatit 90-ditor” thuhet në dokument.

Në nenin 20 që lidhet me shqyrtimin e mosmarrëveshjes parashikohet që pas njoftimit me shkrim nga struktura mbi pranimin e trajtimit të mosmarrëveshjes dhe fillimit të procesit, palët kanë të drejtë të shprehin me shkrim mendimin e tyre, si dhe marrin nga struktura ZAM argumentet, dëshmitë, dokumentet dhe faktet e paraqitura nga pala tjetër, brenda një periudhe prej 15 ditësh kalendarike pas marrjes së njoftimit.

Struktura e posaçme shqyrton mosmarrëveshjen, evidenton shkeljet e pretenduara nga konsumatori mbi respektimin e marrëdhënies kontraktuale dhe në përfundim fton të dyja palët, konsumatorin dhe përfaqësuesin e autorizuar nga shoqëria UK, në një seancë dëgjimore.

Pas shqyrtimit struktura njofton palët për formën alternative me të cilën mund të zgjidhin mosmarrëveshjen dhe vënën në dijeni se kjo formë nuk përjashton që ata të kërkojnë të drejtën përmes formave të tjera siç janë proceset gjyqësore.

Palëve u lihet një periudhë prej 15 ditësh kalendarike për të vendosur, përpara se të shprehin pëlqimin e tyre nëpërmjet një deklarate të nënshkruar nga ana e tyre për një zgjidhje të propozuar ose një marrëveshje miqësore.

Në rast se procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve parashikojnë që rezultati i tyre është detyrues për operatorin UK, pasi konsumatori e ka pranuar zgjidhjen e propozuar, përcaktimet e pikës së mësipërme janë të zbatueshme vetëm për konsumatorin./Monitor

Etiketa: mosmarreveshjeujesjelles

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Shitje rekord e koleksionit të ri të Kim, një milion dollarë në një minute

Shitje rekord e koleksionit të ri të Kim, një milion dollarë në një minute

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com