GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Motivi madhor se përse Djokoviç nuk lejohet të vizitojë SHBA

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Motivi madhor se përse Djokoviç nuk lejohet të vizitojë SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenisti numër një i renditjes botërore, Novak Djokoviç, është tërhequr nga turneu masters i kësaj jave, Indian Wells, për shkak se nuk i lejohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Djokoviç, fitues i 22 titujve grand slam, kishte kërkuar leje të veçantë për t’u futur në SHBA për shkak se nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.

SHBA-ja kërkon që të vizitorët të jenë të vaksinuar dhe të kenë dëshmi për këtë të paktën deri më 10 prill.

Tenisti serb mungoi në grand slamin e vitit të kaluar US Open për shkak të vaksinës.

“Numri një i botës Novak Djokoviç është tërhequr nga BNP Paribas Open. Vendin e tij do ta zërë Nikoloz Basilashvili në këtë garë”, tha organizatori i turneut në SHBA.

Indian Wells, njëri prej turneve më prestigjioz në kalendarin e tenisit pa llogaritur grand slams, fillon më 6 mars, pra sot.

Të premten, Federata e Tenisit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe US Open shpresuan se Djokoviçit do t’i lejohej të luante në turnet e këtij muaji Indian Wells dhe Miami.

Djokoviçi, i cili mungoi edhe në Australian Open vitin e kaluar dhe u debua nga Australia për shkak të qëndrimit për vaksinën, ka thënë se më parë heq dorë nga pjesëmarrja në grand slams sesa ta marrë vaksinën kundër Covid-19.

Atij iu lejua të udhëtojë drejt Melburnit në janar ku fitoi grand slamin Australian Open për herë të 10-të në karrierë, duke e barazuar rekordin e Rafael Nadalit për tituj grand slam, plot 22 të tillë.

Etiketa: atp indian wellsdjokovicndalimi i hyrjes ne shbaSporttenis

Lajme të lidhura

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Para
Osmani dekoron Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”

Osmani dekoron Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com