GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Motivi për të larguar nuk është personal”, Basha: Krenoheni me krimet e përditshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Motivi për të larguar nuk është personal”, Basha: Krenoheni me krimet e përditshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi ka vijuar me akuza dhe kundër akuza mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu demokrat gjatë fjalës së tij akuzon kryeministrin se del para qytetarëve dhe flet për banalitete dhe se nuk ka asnjë pendesë për shkatërrimin që i ka bërë vendit.

“Ngele tek Kinostudion Shqipëria e Re”, kaq është diapazoni yt. Shpërfaq se sa i cekët je. Nuk ke arritur dot të kapësh thelbin se përse jemi në këtë sallë. Gjithmonë e ke parë këtë sallë si një mundësi për të sharë. Je filmuar duke thënë fjalët më të ndyra dhe prapë nuk ke kërkuar falje siç nuk i kërkove falje këtij qytetari tani. I ke parë shifrat, ia ke kaluar Asadit për numër aplikimesh, për largimet nga vendi. Ti e ke bërë gjuhën pis kur nuk ke ditur çfarë ti thuash atyre që nuk i legalizon banesat. Përdor terma ‘gaxhie’.

E vetmja kredi që të jap ty është që kur ta tërhoqëm veshin e ndale protestën. Ke përballë një parti që shqiptarëve iu riktheu dinjitetin dhe ribashkoi familjet duke i hequr vizat ndërkohë që ti shpikje Griseldën. Ku e ke Elvis Roshin sot…Kjo parti ka lindur dhe lufton për vlera. Unë kam kërkuar dhe kërkoj ndjesë para shqiptarëve sa herë më jepet mundësia. Kurrë nuk jemi krenuar me krimin. Ju krenoheni me krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve, kjo është ajo që na ndan ne. Qindra mijëra banesa janë të palegalizuara. Ti nuk tregon dot pendesë sepse duhet që pas pendesës duhet të reflektosh, ti nuk e bën dot. Ti nuk ke asnjë pendesë për shkatërrimin në shëndetësi, për shkatërrimin e ekonomisë” – ka thënë Basha.

Më tej Basha i është drejtuar Ramës duke i thënë se e ka nisur jetën politike dhe do ta mbarojë në shërbim vetes së tij.

“Ti e ke nisur jetën tënde politike dhe do ta mbarosh në shërbim vetes tënde. Është e kotë të shpresojmë  një skenar dhe të thuash që mund të pranosh një propozim të opozitës. Po kërkojmë thjesht dhe vetëm të ulim TVSH për mallrat e shportës. Kur çohesh këtu dhe na ritregon histori banale ti dhe shokët tu pasuroheni, ndërsa shqiptarët varfërohen. Ta harrosh se PD dhe unë do të lodhemi se kujtuari përgjegjësitë që ke para shqiptarëve dhe të përballemi, derisa dikush tjetër që mund ti mbaje këto përgjegjësi që është PD, të të largojë” – përmbyll kreu i PD-së fjalën e tij.

Etiketa: krimelargimiLulzim Bashamotivi

Lajme të lidhura

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Para
Horrori në Fier, banorët: Vriteni, mos e fusni në burg, 20 vite më parë përdhunoi një vajzë

Horrori në Fier, banorët: Vriteni, mos e fusni në burg, 20 vite më parë përdhunoi një vajzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët
Sport

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së parë të Abissnet Superiores, me Partizanin dhe Teutën që u ndanë...

Lexo më shumë
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com