GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mourinho: Dua të arrij gjëra të rëndësishme me këta djelmosha

10:28 - 19/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mourinho: Dua të arrij gjëra të rëndësishme me këta djelmosha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jose Mourinho shprehet i kënaqur me kualifikimin në finalen e Europa League, pasi eliminoi Leverkusen në gjysmëfinale dhe për Romën kjo është një finale e dytë radhazi në kompeticionet evropiane.

‘Special One’ ka fituar edicionin inaugurues të Ligës së Konferencave kundrejt Feyenoord në sezonin 2021-22.

Ai shprehet se qëllimi i tij kryesor është të arrij gjëra të rëndësishme me djemtë e Romës si dhe t’u kthejë dashurinë tifozëve.

“Shqetësimi im nuk është të shënoj vendin tim në librat e historisë së Romës. Po i ndihmoj këta djelmosha të rriten, të arrijnë gjëra të rëndësishme. Po i ndihmoj gjithashtu tifozët e Romës që më kanë dhënë kaq shumë që nga dita e parë. Është një gëzim i jashtëzakonshëm të shkosh në një tjetër finale”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sport.

Mourinho gjithashtu falënderoi disa nga lojtarët e tij për kontributin e tyre dhe përmendi “epërsinë taktike” të skuadrës së tij si një nga faktorët kyç në suksesin e tyre të fundit evropian.

“Ne humbëm Spinazzolan dhe më pas Celikun, nëse nuk do ta kishim në atë moment do të ishte shumë e vështirë. Detajet e vogla bëjnë diferencën. Mund të falënderojmë edhe Bove, i cili luajti jashtë pozicionit në krahun e djathtë.

Djemtë japin gjithçka, kjo lojë është rezultat i punës, përvojës, urtësisë taktike dhe diturisë si të qëndrojmë në ndeshje. Është një ekip i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Portugezi gjithashtu falënderoi tifozët e Romës për mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë rrugëtimit të tyre në Ligën e Evropës, por kërkoi një favor më shumë për t’u kthyer në Serie A pas disa ditësh.

“Nëse mund t’i kërkoj tifozëve të Romës për më shumë, këta djem meritojnë diçka të veçantë të hënën, duke filluar nga stërvitja në Trigoria dhe në ndeshje”, tha ai

Etiketa: djelmoshamourinho

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Shtyhet gjyqi Berisha-Veliaj, palët nuk ranë dakord për t’u pajtuar

Shtyhet gjyqi Berisha-Veliaj, palët nuk ranë dakord për t’u pajtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com