GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Moviola/ Real Madrid – Bayern Munich, gjyqtarët gabuan me pozicionin jashtë loje

10:30 - 09/05/24
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Moviola/ Real Madrid – Bayern Munich, gjyqtarët gabuan me pozicionin jashtë loje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid 2-1 Bayern Munich, minuta e 12-të shtesë nga 9-të të akorduara. Në aksionin e fundit të ndeshjes një pasim nga mesi i fushës për bavarezët jepet pozicion jashtë loje, edhe pse UEFA e thotë qartë se aksioni duhet të vijojë deri në fund dhe më pas është VAR që vendos nëse gjithçka është ose jo e rregullt.

Në këtë moment të dyshimtë, disa nga ish-arbitrat e FIFA-s kanë dhënë mendimin e tyre duke thënë se loja duhet të vijonte dhe polaku Marchiniak s’kishte pse të fërshëllente.

Me ndaljen e lojës edhe mbrojtësit e Real Madrid u ndalën dhe më pas topi i mbetur në zonë u dërgua në rrjetë nga de Light, teksa dueli do duhej të shkonte në shtesë nëse goli do quhej i rregullt.

Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzales i cili është moviolisti i “AS” dhe i “SER” tregon se nuk mund të flasim për gol të anulluar.

“Ky është një aksion ku nuk shihet qartësisht nëse është apo jo pozicion jashtë loje. Por nuk mund të flasim për gol të anuluar, pasi asistenti çon flamurin dhe gjyqtari vërshëllen para se topi të shkojë në portë”, tha ai.

Fakt është se polaku që ishte arbitër në finalen e Botërorit “Katar 2022” nuk duhet të fërshëllente as me ngritjen e flamurit nga asistenti i tij dhe loja duhet të vijonte, me VAR që do vendoste për pozicionin e lojtarëve të Bayern Munich. Edhe njëherë Real Madrid bëhet lajm për favorizime nga arbitrat në Evropë.

Etiketa: Real MadridReal-Bayern

Lajme të lidhura

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n
Sport

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Para
‘Përleshje’ në Big Brother, Juli dhe Egla: Mos më përmënd vajzën! I ndan Romeo/ VIDEO

'Përleshje’ në Big Brother, Juli dhe Egla: Mos më përmënd vajzën! I ndan Romeo/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Akti...

Lexo më shumë
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com