GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Muçi: Ndeshjen me Bullgarinë nuk e shohim si miqësore, shpresoj…

13:38 - 15/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Muçi: Ndeshjen me Bullgarinë nuk e shohim si miqësore, shpresoj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të luajë të martën në orën 18:00 miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”. Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi i bëri një thirrje tifozëve për këtë sfidë dhe gjithashtu u ndal te e ardhmja.

“Të them të drejtën të gjithë çunat kanë grintë që ne të shkojmë në Europian. Të gjithë jemi shumë të lumtur që arritëm të merrnim një fitore shumë të madhe me Çekinë. Do fokusohemi te këto dy ndeshjet e mbetura që pse jo të jemi në vendin e parë të grupit.

Normal jam shumë i lumtur që marr atë lloj afeksioni nga tifozët dhe njerëzit që më rrethojnë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj kombëtareje dhe këtyre çunave që më suportojnë edhe mua gjatë gjithë kohës. Për të ardhmen akoma nuk e di. Jam akoma në gjysmën e këtij fillimi kampionati, duhet të fokusohem akoma. Nuk e di nëse është mundësia, egoja e futbollistit është që të luajë në një kampionat sado të fortë. Shpresoj që të jap më të mirën dhe të bëhet diçka e mirë.

Këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore, e shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mirë. do të luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë. Ndihem shumë mirë. ky ekip ka një harmoni shumë të mirë. Duket edhe në fushë edhe jashtë. Atmosfera është shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë në këtë grup.

Përveç komplimenteve me Silvinjon kemi folur si do të përmirësohem unë si futbollist. Ai më ka ndihmuar që nga hera e parë që jam grumbulluar në Kombëtare.

Është ndjenjë e bukur. Normal që Legia është një klub i madh me tifozë të mëdhenj. Ndihem mirë që më respektojnë dhe i falënderoj shumë.

Te ekipi im edhe për fitoren me Çekinë shumë lojtarë më thanë: Faleminderit që fituat. Edhe te ekipet tona kemi krijuar një lloj afeksioni që për ne është shumë gjë e mirë.

Shpresoj që shumë tifozë të vijnë dhe të na shikojnë. Ne do të japim më të mirën te kjo ndeshje. Të vazhdojmë festën për fitoren me Çekinë, por duhet të fokusohemi te Bullgaria.

Jam shumë i lumtur për Asanin sepse po bën shumë mirë dhe e meriton. Shpresoj që një ditë dhe unë të shënoj si ai”, u shpreh Muçi.

 

Etiketa: BullgariMuci

Lajme të lidhura

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht
Breaking Views

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26
Para
Vidhte para e bizhuteri në banesa, arrestohet ‘Spiderman’ në Tiranë

Vidhte para e bizhuteri në banesa, arrestohet 'Spiderman' në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata...

Lexo më shumë
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26
Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com