GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Muharrem Salihu: Të ndihmojmë afganët, por të mos harrojmë Medvegjën dhe shqiptarët e Serbisë

20:01 - 15/08/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i AFEDS, Muharrem Salihu ka komentuar vendimin e qeverive në Shqipëri e Kosovë për të pranuar refugjatë afganë teksa kërkon ngato më shumë vëmendje drejt shqiptarëve në Serbi.

Salihu denoncon se në Shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, serbët kanë hequr titullimin shqip duke lënë vetëm gjuhën e tyre.

Ai thotë se nuk ka kuptim reciprociteti i Kosovës kur shqiptarët në Medvegjë po treten dhe as ‘’Open Balkan’’ kur shqiptarët dëbohet jashtë Serbisë.

Ndërkohë Salihu sheh se shqiptarët janë të bashkua sa i përket çështjes së afganëve, por ndahen kur vjen puna tek këngëtari serb Goran Bregoviç.

SHKRIMI NGA MUHARREM SALIHU

Të ndihmojmë afganët,por të mos harrojmë Medvegjën dhe shqiptarët e Serbisë!

Nga Muharrem Salihu

President AFEDS

Ndërsa gjithë llafollogjia botërore dhe kombëtare po merret me strehimin e afganëve luajalë me amerikanët- në Shtëpinë e shëndetit të Medvegjës, një dorë serbe ka hequr titullimin shqip dhe ka lënë vetëm atë serbisht.

Nuk dua të vendos kurrfarë paralele mes dy zhvillimeve.

Nuk kam ndërmend as të qëlloj me status në facebook Serbinë prej nga këtu ku jam, dhe ta qetsoj ndërgjegjen time, se e bëra detyrën time patriotike, dhe nja dyqind vetë të më thonë „bravo“! E më pas të rrezitem në diell se jemi në kohë pushimesh.

Nuk kam ndërmend të spekuloj dhe as të alarmoj kërkënd se tash e tutje, Shtëpia e shëndetit atje nuk do t’u shërbejë atyre pak shqiptarëve që nuk kanë arritur t’ua shkulin adresat, por vetëm serbëve.

Jo, ne duhet t’i ndihmojë afganët, sepse është humane; sepse ne duhet të ndihmojmë miqtë tanë amerikanë, duke u shlyer borxhin, sepse miqësitë e gjata kanë nevojë për vepra miqësie herë pas here. Mirpo ndërsa „shohim aq larg“ për fatin e afganëve, të mos harrojmë medvegjasit, e shqiptarët e Serbisë.

S’jam kundër betejave të rrjeteve sociale, por ato janë projeksione të betejave juridike dhe politike në terren. Betejat reale në terren, nuk po i bën askush!

E di: çfarë po ndodh ama në Medvegjë, është rënia e kambanave, është shfaqja simbolike e përfundimit të një procesi  spastrimi etnik me mjete të tjera, për të cilin flet një serbe e mirë, si Sonja Biserko.

Në këtë kontekst thërras dhe unë, me zë të fortë: na ndihmoni ne shqiptarët, pa lenë mënjanë afganët!

I them politikës së Kosovës: nuk ka kuptim reciprociteti, kur në Medvegjë më së shumti, dhe në krejt Serbinë, shqiptarët po treten. Reciprocitet pa shqiptarë? Duhet të kthehen adresat e pasivizuara dhe pastaj të flasim për reciprocitet!

I them politikës së Shqipërisë: nuk ka kuptim Balkan Open,kur shqiptarët dëbohen jashtë Serbisë dhe e vetmja denoncuese e këtij procesi është Sonja Biserko! Ne shqiptarët heshtim! Le  të kthehen adresat e pasivizuara, pastaj të përfitojmë nga benefitet e heqjes së barrierave kur të hiqen vërtet!

Mirpo, ndërsa unë po thërras, shoh se në fejsbuk ne kemi konsensus për afganët, por ama përlahemi  mes shqiptarësh për një këngëtar mediokër si Bregoviqi, si kemi bërë shpesh në histori! Kush na e hodhi mes nesh këtë temë, për të cilën nuk  bërtitëm kaq shumë në 2006-ën, kur ai erdhi midis Tiranës?  Kush ka interes nga kjo luftë që bëjmë ne mes vedi? Pse është ngjarje për të na ndarë Bregoviqi në Festën e Birrës,dhe  nuk qenka ngjarje për të na bashkuar, spastrimi etnik në Medvegjë, e më pas në krejt Serbinë?

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Barcelona e nis sezonin e La Liga me fitore ndaj Sociedadit

Barcelona e nis sezonin e La Liga me fitore ndaj Sociedadit

TË FUNDIT

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë...

Lexo më shumë
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com