GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mund ta gjuash një njeri”, Berisha: Por kauza nuk vdes kurrë

13:48 - 08/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mund ta gjuash një njeri”, Berisha: Por kauza nuk vdes kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rastin e Ditës së Rinisë, Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike po mban një ceremoni. Sot mbushen 32 vite nga Lëvizja Studentore e 1990 që solli ndryshimin. Teksa të pranishëm në sallë janë demokratë, mes tyre kryetari i PD-së, Sali Berisha, aktiviteti nisi me himnin shqiptar ku të gjithë u ngritën në këmbë dhe kënduan në një zë. Pas transmetimit të një dokumentari, aktiviteti ka nisur më pas me fjalime.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Edi Rama nxori një kriminel për ta goditur në protestë, por shtoi se një njeri mund ta godasësh apo vrasësh, por kauza nuk vdes kurrë.

“Sot fjala dhe kryefjala e ditës dhe kohës është revolucion, dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata shpëtohet me revolucion, e shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, që i dalin zot, ata si ju të cilët jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, liritë dhe dinjitetin e tyre. Miqtë e mi, forumi dhe PD prej një viti u angazhua në një përpjekje të madhe për të vendosur votën në piedestal. Zhvilluam primaret, referendumet, në mënyrë që secili prej jush të ketë pushtetin dhe dinjitetin e vet. Këto nuk i kemi vetëm për veten tonë, do bëmë gjithçka t’ia garantojmë çdo qytetari shqiptarë atij që na saboton dhe atij që na voton.

Sot në pushtet është një klikë që urren liritë tuaja. Një njeri që ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze, të shtypjes dhe plaçkitjes së votës. Që përdor paratë dhe taksat e prindërve tuaj për të vjedhur votat.

Të rinjtë ikin dhe largohen sikur ky vend të ishte i mallkuar, por ky vend është i bekuar. Por ne do t’ia dalim, ne do i dalim zot Shqipërisë jemi të gatshëm të luftojmë çdo pushtues dhe mafie të saj.

Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona, Edi Rama, ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan, por një njeri mund të gjuhet, dhe vritet, por kauza nuk vdes kurrë more mjeran!

Ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë s’ta japim kurrë, se votën e lirë s’ta japim kurrë.

Ata që kanë luftuar pushtues në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje ja liri, ne do ta luftojmë me moton jetën e japim votën nuk ta falim! Mjerë ti që ke prek votën tonë.

Ju mbaroni Kuvendin, partia mbyll primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me të gjithë potencialin tonë me këtë armik, përbindësh që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët. Unë kam besim të madh se secili prej jush e ka shumë të qartë”, tha Berisha.

Etiketa: Kryesore1Partia DemokratikePolitikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
“Si në filma”, Klitschko: Kievi rrezikohet nga një apokalips

"Si në filma”, Klitschko: Kievi rrezikohet nga një apokalips

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com