GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mund të kisha vdekur edhe unë”, babai i Jonadës i “rrëfehet” Berishës: Falënderoj shqiptarët për solidaritetin

14:24 - 06/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mund të kisha vdekur edhe unë”, babai i Jonadës i “rrëfehet” Berishës: Falënderoj shqiptarët për solidaritetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ishte në një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen Jonada në Potam të Himarës. Berishës, i cili doli i përlotur nga ngushëllimet. Babai i vogëlushes Jonada, Bledar Avdia, tha se edhe ai mund të kishte shkuar viktimë. Ndërsa nuk harroi që të falënderonte shqiptarët për solidaritetin masiv që kanë treguar me tragjedinë e familjes së tij.

Biseda mes tyre:

Berisha: Skafin e parë e ka sjellë ministri. E solli ai që është në burg tani. E pastaj me radhë… Për të mirë. Të rroni e ta kujtoni. Akil Kraja, unë me mua. Vetëm uluni të lutem.
I afërmi: Gjithë Shqipëri të të rrijë në këmb nuk ta lan borxhin. Nderimet më të larta për ju.
Berisha: Sot të gjithë duhet të përulen para jush.
I afërmi: Ne shpresojmë që mos të ndodhë me të tjerë. Se ajo nuk kthehet më. Nëse do i vinte natyralisht, do e kishim ndryshe dhimbjen.
Berisha: Skafi thotë një dëshmitarë, kaloi edhe mbi ty.
I ati i vajzës: Po! Ma mori vajzën, mund të kisha shkuar edhe unë. Se pata fatin e saj. Edhe iku, i dha gaz me ik. Unë vajzën nuk e pashë më.
I afërmi: Në këtë rast përgjegjësia është shtetërore.
Berisha: Edhe sikur një qytetar i thjeshtë ta kishte kryer, ajo është zonë që ruhet me ligj. Kur këtë akt horror e kryen një njeri i qeverisë, kjo bëhet më e rëndë. Asgjë nuk iu ngushëllon sot. Vetëm solidariteti i mbarëshqiptarëve është ndarja e zisë.
I ati i vajzës: Na e kanë lehtësuar sadopak dhimbjen.
Berisha: Ne malësorët kemi një fjalë, kur takon me dek, nuk të vjen mirë, por në fakt është e drejtë. Ishallah nuk të bien të shohësh më keq. Mos iu raft me pa më keq. Ju, gjyshërve, nënës së Jonadës. Të gjithëve ju.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

 

Etiketa: babaifalenderojJonadaSali Berishashqiptaretsolidaritetunevdekur

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
I vënë prangat në mes të ditëlindjes, ish-i i Holandës akuzohet për trafik droge

I vënë prangat në mes të ditëlindjes, ish-i i Holandës akuzohet për trafik droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com