GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Mund të ndihmosh gjithë botën”/ Zelensky i bën Joe Bidenit thirrjen për Moskën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mund të ndihmosh gjithë botën”/ Zelensky i bën Joe Bidenit thirrjen për Moskën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut amerikan Joe Biden që të shpallë Rusinë si një shtet sponsor të terrorit, duke ndihmuar kështu të gjithë botën. Më herët Shtëpia e Bardhë ka refuzuar ta bëjë këtë veprim.

Zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit kanë qenë në kontakt të ngushtë me homologët e Kremlinit “gjatë ditëve të fundit”, tha gjithashtu të dielën këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pasi udhëheqësi autokrat rus Vladimir Putin sugjeroi se ai mund të përdorte armë bërthamore në sulmin e tij.

Zelensky i tha CBS Neës se Moska do ta bënte “të pamundur” vazhdimin e përpjekjes për t’i dhënë fund pushtimit përmes bisedimeve diplomatike me Kievin.

“Unë mendoj se është një sinjal shumë i rrezikshëm nga presidenti Putin që na thotë se ai nuk do ta përfundojë këtë luftë”, tha Zelensky.

Ai u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara të shkojnë një hap më tej sesa të zbatojnë më shumë sanksione ndaj Rusisë duke treguar ‘pozitën e saj udhëheqëse’ në përcaktimin e vendit si një shtet sponsor të terrorizmit.

“Unë e kuptoj se do të ketë implikime. Këto implikime do t’i bëjnë të pamundura negociatat diplomatike, megjithatë ata janë terroristë dhe ne nuk mund t’i lëmë ta bëjnë këtë nga frika. Ata nuk do të dorëzohen. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion”, tha Zelensky.

Zelensky përmendi mizoritë e fundit të zbuluara në Kharkiv, një rajon i çliruar së fundmi nga kontrolli i Rusisë nga ushtria ukrainase.

“Filluam zhvarrosjet, ngritëm 500 trupa. Të gjitha familjet u torturuan dhe u vranë. Familjet e tyre u varrosën së bashku. Të rritur, burra e gra dhe fëmijë të vegjël me plumba në kokë. Disa nga pjesët e trupit të tyre mungonin”, tha ai.

Por Shtëpia e Bardhë tha në fillim të këtij muaji se një veprim i tillë mund të prishë marrëveshjet e brishta humanitare të vendosura me Rusinë në zonat e Ukrainës nën kontrollin e saj.

Etiketa: Joe BidenRusiUkraineVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
E rëndë në Durrës/ Po bënte foto, vogëlushes i bie sipër statuja gjysmë e thyer

E rëndë në Durrës/ Po bënte foto, vogëlushes i bie sipër statuja gjysmë e thyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com