GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mundja ruse bojkoton Olimpiadën, rriten shanset e Shqipërisë

12:14 - 10/07/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mundja ruse bojkoton Olimpiadën, rriten shanset e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Ruse e Mundjes ka njoftuar se sportistët e autorizuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike (si neutralë) e kanë refuzuar unanimisht konkurrimin në “Paris 2024”, duke e quajtur evenimentin më madhor sportiv si një “parodi”.

“Ne nuk e pranojmë parimin josportiv të përzgjedhjes në të cilin IOC u mbështet në krijimin e listës së saj të sportistëve të autorizuar dhe qëllimi i të cilit është të minojë unitetin e ekipit tonë”, thuhet në deklaratën e federatës.

“Mundësit rusë ishin në gjendje të merrnin 16 nga 18 kualifikimet e mundshme olimpike në kushtet e kërcënimeve të sanksioneve dhe kufizimeve të pabaza”, vijon komunikata e rusëve. Nga lista e mundësve rusë të autorizuar për të marrë pjesë në Olimpiadë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka përzgjedhur vetëm 10 sportistë, duke lënë jashtë disa emra të mëdhenj si kampioni i dyfishtë olimpik, Abdulrashid Sadulaev apo kampioni i dyfishtë i botës Zaur Uguev.

“Bota e bashkuar e mundjes ka humbur shansin e fundit për të parë një garë mes më të fortëve në Olimpiadë”, shkruhet në komunikatën e Federatës Ruse së Mundjes, e cila për këtë çështje ka organizuar një takim me mundësit dhe trajnerët e tyre, duke bërë të ditur se heqja dorë nga pjesëmarrja në “Paris 2024” është vendosur në unanimitet të plotë.

“Këto nuk janë Lojëra Olimpike, por një kompeticion parodi.

Një diktaturë e pajustifikueshme nga IOC solli që ky organizim të vendoset nga ata edhe në përzgjedhjen e sportistëve. Kjo është e tepërt”, është shprehur presidenti i Federatës Ruse të Mundjes, Mikhail Mamiashvili për gjencinë ruse të lajmeve.

Rriten shanset e Shqipërisë

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila do të garojë me tetë sportistë.

Kombëtarja kuqezi është në kërkim të medaljes së parë olimpike në historinë e saj, ndërsa pritshmëritë më të larta vijnë pikërisht nga sporti i mundjes. Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe afrimi më i fundit, Chermen Valiev, e kanë siguruar kualifikimin me normë për në olimpiadë falë performancës së lartë sportive, së bashku me atleten Luiza Gega. Për ironi të fatit, janë pikërisht tre mundësit rusë, tashmë të natyralizuar me pasaporta shqiptare, ata që kuotohen më shumë për zonën e medaljeve.

Bëhet fjalë për sportistë të një niveli shumë të lartë, me tituj kampionë bote dhe Europe me Shqipërinë. Ndërsa me vendimin e fundit të Rusisë për të mos çuar mundës në Lojërat Olimpike, rriten edhe më shumë shanset për kampionët tanë, të cilët gjithsesi edhe me prezencën e bashkëkombësve të tyre rusë, sërish ishin pretendentë për të fituar medalje.

Etiketa: MundjeolimpiadeRuse

Lajme të lidhura

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Para
De La Fuente pas kualifikimit: Yamal është gjenial

De La Fuente pas kualifikimit: Yamal është gjenial

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com