GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Mungojnë 16% e parave”, Eksperti: Në buxhetin 2022 ka diçka që nuk shkon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet sot Kuvendi, seancë maratonë për buxhetin 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, ka komentuar sot gjatë një interviste televizive buxhetin 2022. Sipas tij, ky buxhet është plot me boshllëqe dhe abuzime, duke kujtuar se mbledhja për të u bë në mesnatë.  Ceko tha se ka diçka që nuk shkon dhe kjo duket hapur prandaj qeveria këmbëngulte ta kalonte sa më parë atë. “Kthehesh dhe rishikon buxhetin 3 herë tregon se janë disa gjëra që nuk shkojnë mirë. Mbledhja për të kaluar buxhetin bëhet në orën 24:00. Pse bëhet kjo a thua se nuk ka ditë”, tha ai.

Ndër të tjera, Ceko shprehet se buxhetit i mungon 16% të parave që duhet të kishte. Ai shtoi se qeveria kërkon ta mbulojë 16% e munguar duke marrë borxhe dhe kërkon t’u hedh sy qytetarëve duke iu thënë se eurobondi do shkojë për paga dhe investime.  “Kemi një buxhet të cilit i mungojnë 16 % të parave. Është njësoj si të bësh dasmë me 100 të ftuar dhe të kesh pjata për 84 persona. Kemi shprehjen shtri këmbët sa ke jorganin. Buxhetit i mungojnë 16% të parave. Dhe këtë mungesë prej 16%, qeveria mendon ta plotësoje duke dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë para”, shkruan ai.

Sipas tij, qeveria gënjen edhe për borxhin, pasi në të vërtetë është shumë herë më i lartë nga sa raportohet.  Ndër të tjera, ai theksoi se edhe shpërndarja e borxhit që merret nuk bëhet në mënyrën e duhur, por me plan abuziv dhe tendencioz.  “Thuhet që borxhi është 80% por është 90%. Qeveria po e mban euron në mënyrë të sforcuar me 120 lekë, se po të ishte 144 lekë sa para 4-5 vitesh, borxhi publik do ishte shumë herë më e madhe. Edhe pse dalim në tregun ndërkombëtar për të marrë para, vitin tjetër kemi 450 milionë euro të interesave të mëparshme. 16% që mungon në buxhet është vështirë për t’u mbushur. Pretendohet edhe sikur t’i kishim 16%, do të shpërndahej sipas sektorëve. Ne kemi një problematike të madhe te kjo shpërndarje”, tha ai, duke shtuar faktin që qeveria  asnjëherë nuk jep mbështetje direkte për bizneset.

Etiketa: buxhetiekspertikryesore2

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
6 vjedhje në 1 javë, arrestohet “skifteri” i Durrësit

6 vjedhje në 1 javë, arrestohet “skifteri” i Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com