GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mungojnë dhe ndërrohen avokatët, shtyrjet mbajnë sërish peng gjyqet për Dosjen 184

22:29 - 17/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mungojnë dhe ndërrohen avokatët, shtyrjet mbajnë sërish peng gjyqet për Dosjen 184
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zhvillimit të disa seancave normale në dy proceset për “Dosjen 184” dhe leximit të pretencës në njërin prej tyre, gjyqet u janë rikthyer shtyrjeve. Në dy seanca radhazi që ishin planifikuar të martën, gjykimi u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Gentjan Rumano dhe ndërrimit të avokatit në njërin prej proceseve.

Në procesin me të pandehur Drini Gjecin, ish-drejtor i zyrës së arsimit dhe Nuri Medën, ish-administrator i njësie lokale gjatë seancës u mësua se të pandehurit kishin ndërruar avokat. Avokati i ri Gentjan Sadiku kërkoi kohë nga gjykata që të njihej me aktet dhe me kërkesën e Prokurorisë- kërkesë e cila u pranua.

Tre seanca më parë prokurori i Dibrës, Urim Buci ka kërkuar dënimin me nga 3 vite burg për të dy të pandehurit, ndërsa tha se në zbatim të gjykimit të shkurtuar për të dy të akuzuarit ky dënim ulej në 2 vjet. Prokurori kishte kërkuar pezullim e dënimit, meqenëse të pandehurit nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore – të vendoseshin në provë për një periudhë kohe prej tre vitesh dhe ndalimi për të kryer detyra dhe marrë funskione publike, po për dy vjet. Seanca e radhës edhe për këtë çështje është vendosur për në datën 1 qershor 2022.

Në seancën paralele mungonte i pandehuri Robert Aga, ish drejtues i komisariatit të Policisë së Dibrës, gjithashtu edhe avokati mbrojtës, Gentjan Rumano. Avokati nuk kishte paraqitur para gjykatës arsyet e mungesës. I pranishëm ishte i pandehuri tjetër, Hasan Hotit ish-administrator i Lurës.

Në këtë proces të dytë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve thirrur nga të pandehurit. Gjyqtarja Nertila Kape vendosi që në mungesë të Agës dhe avokatit mbrojtës, të përsëritet edhe një herë njoftimi, duke vendosur shtyrjen e seancës për në datën 1 qershor.

E çuar për gjykim në dhjetor të vitit 2020, për këtë çështje janë zhvilluar afro 40 seanca gjyqësore. Në gjysmën e seancave shkak për shtyrjen e seancave është bërë mungesa e avokatëve.

Procesi i filluar pas përgjimeve të vitit 2016 në të cilën të pandehurit angazhohen të ndihmojnë kandidatin e Partisë Socialiste duke përdorur postin që mbanin. Pas zvarritjes për vite me rradhë të hetimit, për mbi një vit çështja zvarritet në gjykatë./BIRN/

 

Etiketa: avokatetdosjaGjyqetmungojnepengshtyrje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Protesta e 8 janarit, Boçi: Është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Berisha

Boçi, reagon pas takimit të Alibeajt me Ballën: Ka degraduar çështja e Presidentit të ri!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com