GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Murali kontrovers afër shkollës në Prishtinë – Komuna zotohet ta heqë

14:29 - 05/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Murali kontrovers afër shkollës në Prishtinë – Komuna zotohet ta heqë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vizatim me Donald Duck dhe Mickey Mouse, personazhe fiktive në filmat vizatimorë të kompanisë Disney, e ka shqetësuar shpeshherë Teuta Racajn teksa dërgonte fëmijët e saj në shkollë.

Djali 13-vjeçar dhe vajza 10-vjeçare e Teutës vijojnë mësimet në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Pranë kësaj shkolle është vizatuar një mural me protagonistë dy personazhe shumë të dashura për fëmijët në mbarë botën.

Radio Evropa e Lirë ka zgjedhur të mos e publikojë fotografinë e plotë të muralit, për shkak të mesazhit të dhunshëm që përmban.

“Sa herë që kalojmë kësaj rruge, më pengon ai vizatim. Është shqetësuese për ne, prindërit, ta shohim një pikturë të tillë sepse, për shembull, vajza ime, nga kureshtja, më ka pyetur disa herë ‘nënë, çfarë është ky vizatim?’ dhe është prekur shumë”, thotë Teuta.

Murali është i vizatuar në një ndërtesë banimi, e cila gjendet në një rrugicë që çon drejt shkollës “Faik Konica”. Shumë njerëz, përfshirë prindërit me fëmijët, kalojnë andej gjatë ditës.

Teuta, nënë vetushqyese, nuk e di saktë se kur është vizatuar ky mural, por thotë se ai është aty “qe një kohë të gjatë”.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati, është zotuar se murali do të hiqet.

“Nuk e kemi parë më herët këtë mural dhe nuk kemi njohuri. Gjithsesi, bashkë me shkollën do të angazhohemi që ta fshijmë brenda javës”, tha Musmurati për Radion Evropa e Lirë.

Të njëjtin premtim e ka bërë edhe drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruçi, e cila ka thënë se “menjëherë do të marrim masa”.

Por, shqetësimet për të janë rritur që nga 3 maji, kur një nxënës 13-vjeçar i vrau tetë fëmijë dhe një roje, si dhe plagosi disa të tjerë, gjatë një sulmi në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Sipas një mesazhi të dërguar për prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle, zyrtarët e shkollës janë kontaktuar nga Policia e Kosovës pas sulmit në Beograd.

Prindërve iu tha se Policia e Kosovës e ka kontaktuar shkollën dhe kanë kërkuar që prindërit “të raportojnë në shkollë për çdo shqetësim, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të jemi në gjendje që të realizojmë detyrën tonë të kujdesit”.

“Shkolla, si gjithherë, në bashkëpunim me prindërit, është e përkushtuar për mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve”, thuhet në mesazhin e shkollës “Faik Konica”.

Psikologia Tringa Visoka beson se ekspozimi i fëmijëve ndaj pamjeve të tilla ka ndikim negativ në gjendjen e tyre psikologjike dhe mund të bëjë që “ata të largohen nga gjërat e tyre primare”, si mësimi.

“Duke qenë pre e këtyre imazheve, fëmijët veçse vazhdojnë të përforcojnë sjelljet negative, duke ndikuar edhe në shfaqjen e dhunës”, thotë Visoka.

Sipas saj, përveç që prindërit duhet ta ndalin ekspozimim ndaj pamjeve të tilla dhe të bashkëpunojnë me shkollën, ata duhet edhe të flasin me fëmijët e tyre rreth këtyre problemeve.

Por, Visoka shton se në raste të tilla mund të luajnë rol edhe psikologët e shkollave.

“Ata mund të ndihmojnë në raste të tilla duke organizuar programe intervenuese për parandalimin e këtyre fenomeneve, duke mbajtur ligjërata nëpër klasa, me qëllim që të ngrihet vetëdija”, shton ajo.

Ndërsa, Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve në Kosovë, ka thënë se ata nuk kanë pasur asnjë ankesë nga prindërit lidhur me këtë mural specifik apo të tjerë përreth shkollave./REL

Etiketa: KosovaMuraliPrishtina

Lajme të lidhura

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Berisha: Bota u trondit, vetëm Rama hesht për masakrën e Reçakut
Kosovë & Rajon

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës

09:20 - 15/01/26
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Aktualitet

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

13:36 - 14/01/26
Para
Ish-ushtaraku zbulon planin e Vuçiç: Pas veriut, synon që të…

Vrasjet masive në Serbi, Vuçiç kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com