GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasjet masive në Serbi, Vuçiç kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-ushtaraku zbulon planin e Vuçiç: Pas veriut, synon që të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda 48 orësh, dy tragjedi të njëpasnjëshme tronditën Serbinë.

Të mërkurën një 13-vjeçare qëlloi për vdekje tetë nxënës të shkollës, ku mësonte si dhe një roje sigurie, ndërsa mbrëmjen e djeshme, një i ri hapi zjarr mbi njerëzit në rrugë në një fshat pranë Beogradit, duke shkaktuar tetë të vdekur e disa të plagosur.

Teksa u gjend përsëri brenda një harku të shkurtër kohor në situatën e vështirë të përcjelljes së ngushëllimeve për familjarët e viktimave, presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi se kishte kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend.

“Për të dytën herë brenda dy ditësh duhet të flasim për situate të tilla dhe çdo fjalë që mund të themi është e vështirë dhe e pamjaftueshme. Së fundi, shumë njerëz u vranë egërsisht në rrethinën e Smederevës dhe Mlladenovcit. Jemi të bashkuar në dhimbjen dhe pikëllimin e atyre që humbën të afërmit. Sot në mëngjes i propozova Ana Brnabicit rikthimin e dënimit me vdekje, por qeveria refuzoi për shkak të disa konventave ndërkombëtare”, u shpreh Vuçiç.

Autori i masakrës së fundit, një 20-vjeçar i identifikuar si Uros B, hapi zjarr me kallashnikov nga një makinë në lëvizje në një fshat gati 60 km larg kryeqytetit. I riu është arrestuar tashmë nga policia.

Prangosja e tij pasoi një gjueti të vërtetë njeriu, që përfshiu më shumë se 600 oficerë policie. Të shtënat e ndodhën në zonën mes fshatrave të Mladenovac dhe Dubona. 20-vjeçari ka nisur të qëllojë mbi njerëzit në rrugë pa dallim, pas një sherri që kishte pasur me një polic.

Të gjithë të plagosurit e shtruar në spital kanë lindur pas vitit 2000. Dy të rinj të moshave 21 dhe 23 vjeç janë operuar tashmë, por mbeten në gjendje kritike për jetën. Ngjarja tragjike së mërkurës, kur Kosta Kecmanoviç, i përshkruar si nxënës i shkëlqyer, hapi zjarr në shkollën e tij, e nxiti qeverinë serbe të propozonte ashpërsim të rregullave të armëmbajtjes.

13-vjeçari kishte përdorur armën e të atit për të kryer masakrën e paramenduar. Të shtënat në masë janë ekstremisht të rralla në Serbi, ku ligjet e armëmbajtjes janë mjaft të rrepta, por ku sërish zotërimi i armëve mbetet mjaft i lartë.

Në vitin 2019, u llogarit se në këtë vend ka 39.1 armë zjarri për 100 njerëz- shifra e tretë kjo më e lartë në botë pas SHBA-së dhe Malit të Zi.

Etiketa: denim me vdekjeVucic

Lajme të lidhura

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Para
Aksident në aksin Bilisht–Kapshticë, mbetet i plagosur shoferi

Aksident në aksin Bilisht–Kapshticë, mbetet i plagosur shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim...

Lexo më shumë
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com