GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Musk sulmon këshilltarin kryesor të tregtisë së Trump: Është më budalla se një thes me tulla

17:30 - 08/04/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Musk sulmon këshilltarin kryesor të tregtisë së Trump: Është më budalla se një thes me tulla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Peter Navarro, këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e miliarderit Elon Musk për “zero tarifa” midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke e quajtur Musk-un një montues makinash dhe duke nënvizuar se ai është i varur nga pjesët e importuara.

Navarro, i njohur si arkitekti i politikave tarifore të Trump, shprehu pakënaqësinë e tij në një intervistë me CNBC, duke theksuar se, megjithëse Musk ka bërë një punë të shkëlqyer për të përmirësuar qeverinë, ai nuk ka të drejtë të flasë për tarifat. Gjithashtu Navarro e shpjegoi se ai dhe ekipi i Trump kërkojnë që prodhimi i pjesëve të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur bëhet fjalë për tarifat dhe tregtinë, ne të gjithë e dimë që Elon nuk është një prodhues makinash. Ai është një montues makinash. Ajo që ne duam, dhe ndryshimi mes mendimit tonë dhe atij të Elon Musk, është që gomat të prodhohen në Akron, duam që transmisionet të prodhohen në Indianapolis,” tha Navarro, duke shtuar se shumë nga pjesët e Tesla vijnë nga Japonia, Kina dhe Tajvani.

Por Elon Musk i është përgjigjur menjëherë Peter Navarro, duke mbrojtur Teslën.

“Tesla prodhon shumicën e makinave amerikane. Navarro është më budalla se një thes me tulla,” shkroi Musk në X.

Në një postim tjetër, Musk vazhdoi sërish sulmin: “Navarro është me të vërtetë budalla. Ajo që ai thotë është dukshëm e rreme. Me çdo përkufizim që e shikoni, Tesla është prodhuesi më i kompletuar i makinave në Amerikë, me përqindjen më të lartë të përmbajtjes amerikane.”

 

Deklaratat e Musk erdhën si përgjigje ndaj një interviste që Navarro i dha CNBC të hënën, në të cilën ai argumentoi se Musk nuk është një prodhues makinash, por një montim i thjeshtë, pasi automjetet Tesla përbëhen nga komponentë me burim nga jashtë.

Pak ditë më parë, në një postim që më pas e fshiu, Musk kishte shkruar se Navarro nuk ka ndërtuar asgjë. Ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u shfaq indiferente ndaj sulmeve publike të Musk ndaj një zyrtari qeveritar.  Sido qoftë Levitt iu përgjigj gazetarit të CNBC Eamon Javers duke thënë se “ne jemi qeveria më transparente në histori – ne i shprehim hapur mosmarrëveshjet tona.”

Etiketa: keshilltarMuskTrump

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Kombëtarja U-15 nuk i reziston Kroacisë, humbet thellë në miqësore

Kombëtarja U-15 nuk i reziston Kroacisë, humbet thellë në miqësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com