GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mustafaj: Basha nuk ngjall shpresë, ja çfarë fshihet pas rikthimit të tij

20:26 - 29/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mustafaj: Basha nuk ngjall shpresë, ja çfarë fshihet pas rikthimit të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në vend, teksa komentoi zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mustafaj deklaroi se mbledhja e fakteve për manipulimin e rezultatit është detyrë e opozitës, ndërsa tha se rezultati në bashkinë e Rrogozhinës ishte i manipuluar. Sipas tij, kur të vijë momenti, KQZ do hetojë dhe kutia e marrë nga burgu do zhvlerësohet për shkak të ndikimit të të afërmve të kandidatit të mazhorancës.

Ai shtoi më tej se pavarësisht kësaj, në disa bashki manipulimi nuk kishte vlerë dhe nuk qe i mjaftueshëm, teksa përmendi Kavajën dhe Mirditën.

Sa i përket rikthimit të Bashës në jetën politike, Mustafaj tha se atij i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë këtë të fundit.

“Përcaktimi i mosnjohjes së zgjedhjeve është pa vlerë. Mbledhja e fakteve për manipulimin e rezultatit është detyrë e opozitës. Nëse marrim rastin e Rrogozhinës, ku mandati i bashkisë u tjetërsua përmes të burgosurve, ndërsa vjehrri i kandidatit socialist ishte komandant i regjimit të burgut. Kur të vijë momenti i hetimit në KQZ, ajo kuti do zhvlerësohet pasi rezultati është manipuluar.

Aty opozita mund të flasë. Berisha dhe opozita duhet të mbledhin faktet dhe t’i dëshmojnë para ndërkombëtarëve dhe opinionit publik.

Jam i bindur se në zgjedhje kishte manipulim. Në disa bashki manipulimi nuk kishte vlerë dhe nuk ishte i mjaftueshëm për të fituar, në Kavajë apo Mirditë. Demokratët duhet të analizojnë se çfarë nuk kanë bërë mirë. Ndarja e PD-së pati ndikimin e vet. Jam i bindur se Berisha mund të gjejë mekanizmin për bashkimin e PD-së nëse kërkon.

Për mua, Bashës i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë vulën dhe firmën. Nuk besoj se ngjall ndonjë shpresë në opinionin publik. Dorëheqjen e Alibeajt e shoh të lidhur me shfaqjen e Bashës. Ai po rikthehet për të marrë një parti që nuk e ka dorëzuar kurrë. Besoj se 6 muaj mjaftojnë për bashkimin e PD-së, por problemi është te vullneti politik”, tha Mustafaj.

Etiketa: Mustafaj

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Rreziku i nëndheshëm i çmimeve: Inflacioni vjetor në rënie, por me rritje mujore

Rreziku i nëndheshëm i çmimeve: Inflacioni vjetor në rënie, por me rritje mujore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com