GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nafta në çmim të ulët në bursë, Xhelal Mziu shpërthen ndaj Bordit: Gjobvënësa, po varfëroni shqiptarët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nafta në çmim të ulët në bursë, Xhelal Mziu shpërthen ndaj Bordit: Gjobvënësa, po varfëroni shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar i revoltuar pas vendimit të Bordit të Transparencës për të ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lekë, pavarësisht se në bursë çmimi i saj ka rënie në nivele rekord. Teksa e cilëson “Bord të Gjobvënies”, Mziu shprehet se sot çmimi i naftës duhet të ishte më pak se 190 lekë/litër dhe jo 220 lekë/litër.

Më tej, deputeti demokrat thekson se qeveria e rilindjes duhet të shkrijë urgjentisht Bordin Gjobvënës, i cili me çmimet që po vendos po falimenton biznesin, turizmin si dhe po varfëron në esktrem shqiptarët.

“Bordi i Gjobvënies ndaj qytetarëve” ose Bordi i Transparencës, vendosi sot çmimin e naftës 220 lekë/litër ose 30 lekë më shumë se duhet, referuar bursës!

Çmimi i naftës së papërpunua në bursa, treguesi Brent, ka rënë në 94 dollarë për fuçi, pra në nivelet e para luftës në Ukrainë! Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi, sot është 36 dollarë më pak, sipas përllogaritjes duhet të shitet më pak se 190 lekë/litër!
Shiko grafikun e treguesit Brent

“Bordi i Gjobvënies” ndaj qytetarëve vendosi sot çmimin në 220 lekë/litër, nga më pak se 190 lekë/litër që ishte në shkurt, përpara luftës në Ukrainë, kur bursa ishte sa sot!

Çmimi i naftës në Shqipëri është luhatur nga 2017 lekë/litër deri në 265 lekë/litër, madje dhe nafta që kishim stok u shit me dyfishin e kostos së saj! Qeveria e rilindjes ka krijuar një “Bord Gjobëvënse” që çmimin e rrit artificialisht mbi 30 lekë të reja për litër! Qeveria e rilindjes ka taksat më të larta në Rajon dhe në Europë, kemi çmimin më të shtrenjët në Botë dhe 60-80 lekë/litër më shtrenjët se vendet e Rajonit!  Qeveria e rilindjes duhet urgjentisht të shkrij Bordin Gjobvënës që penalizon qytetarët me mbi 30 lekë/litër!  Qeveria e rilindjes të ul taksën e qarkullimit (dyfishë) që është sot mbi karburantin!  Çmimet e karburantit e kanë falimentuar Biznesin, e kanë rrënuar turizmin dhe e kanë varfëruar në ekstrem çdo familje shqiptare!”-shkruan deputeti Mziu.

 

Lajme të lidhura

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
Aktualitet

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Para
Kuvendi i 11 dhjetorit, Bylykbashi tregon se si do të verifikohen firmat

Çfarë do të ndodh me reformën territoriale? Bylykbashi: Do të pengojmë PS në trukun e radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com