GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Europë, e 17-a në botë

08:15 - 10/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Europë, e 17-a në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme, më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë dhe e 17-a në botë.

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord së fundmi, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej 250-260 lekë për litër, ose rreth 2.3-2.4 dollarë. Me të ardhurat për frymë që janë rreth 4400 dollarë në vit, sipas Bankës Botërore, ndër më të ulëtat në Europë, shtrenjtimi i karburanteve do peshojë më shumë jo vetëm në xhepat e atyre që kanë makina por edhe indirekt përmes shtrenjtimit të transportit dhe produkteve të tjera zinxhir.

“Monitor” ka përllogatur shpenzimet ditore, që duhen për blerjen e një litri naftë për 135 shtete në botë, në raport me të ardhurat totale, bazuar në çmimet e naftës në dollarë sipas Global Petrol Price dhe të ardhurave për frymë në dollarë të publikuara nga Banka Boterore.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, shteti më i varfër i Europës, me 18% të të ardhurave ditore, për shkak se çmimet e naftës janë pak më të lira se tek ne (aktualisht rreth 2 dollarë për litër).

Edhe në vlerë absolute, Shqipëria, me nivelet aktuale, renditet ndër 10 vendet më të shtrenjta në botë, se bashku me Finlandën, Belgjikën, Danimarkën, Hong Kongun, Norvegjinë, Suedinë, që ka karburantin më të shtrenjtë në botë, me 2.6 dollarë për litër. Por, të ardhurat për frymë të suedezëve janë 51.4 mijë dollarë në vit, ose rreth 12 herë më shumë se të Shqipërisë. Si rrjedhojë një suedezi i duhet vetëm 1.9% e të ardhurave mesatare ditore për të blerë një litër karburant. Edhe një gjermani i mjaftojnë po rreth 2% e të ardhurave ditore.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, nafta më e shtrenjtë në Europë, sipas fuqisë blerëse është në Ukrainë, me rreth 18% të ardhurave ditore. Ndonëse çmimi i naftës në shtetin që tashmë po vuan pasojat e pushtimit të Rusisë është 1.1 dollarë për litër, të ardhurat e tyre janë sa gjysma e atyre në Shqipëri (shiko tabelën në fund).

Në rajon, serbëve u duhen 9.2% të të ardhurave ditore (kanë të ardhura më të larta dhe çmime nafte më të ulëta), malazezëve 8.8%, boshnjakëve 11%. Një rumuni i duhen 5.5% e të ardhurave ditore, një italiani vetëm 2.5%, një greku 3.9%.

Fuqia blerëse e naftës në Shqipëri njësoj si në Afrikë

Shtetet që kanë karburant më të shtrenjtë në botë, në raport me të ardhurat përgjithësisht janë në Afrikë.

Në Mozambik, ndonëse nafta kushton më pak se një dollar, të ardhurat shumë të ulëta për frymë bëjnë që të duhen 60% e të hyrave ditore për të blerë një litër naftë. Shqipëria “konkurron” me shtete të tilla si Zimbabve, Afganistan, Ruanda, Etiopi, apo dhe Pakistan në Azi, që janë ndër vendet më të varfra të botës, duke u renditur e 17 në botë (shih grafikun në fund).

Nafta më e lirë në botë është në shtete kryesore prodhuese si Katar (0.4% e të ardhurave ditore), Arabia saudite, Libia, Irani (0.1%).

Rritja e shpejtë e çmimeve

Çmimi i naftës u rrit me shpejtësi në vend ditët e fundit. Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është shtrenjtuar me 4 herë.

Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 57 lekë, ose 50%, për të arritur në 250-260 lekë për litër.

Operatorët e tregut e lidhin shtrenjtimin me rritjen e karburanteve në bursa, ku nafta arriti të mërkurën në mëngjes në 130 dollarë për fuçi, por më pas u ul në 120 dollarë, nga rret 90 dollarë që ishte në dhjetor dhe me zhvlerësimin e dollarit, që arriti në 116 lekë, por që ra të mërkurën, pas ndërhyrjes së Bankes se Shqiperise.

Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi ka hapur një hetim parapark në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt.

Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më teper për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milione euro më shumë./MONITOR

 

Etiketa: Evropenafte

Lajme të lidhura

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime
Aktualitet

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

16:30 - 26/12/25
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës
Aktualitet

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
Para
Rusia dhe Ukraina “takohen” në Turqi, pushtuesit sulmojnë maternitetin dhe një spital fëmijësh

Rusia dhe Ukraina "takohen" në Turqi, pushtuesit sulmojnë maternitetin dhe një spital fëmijësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com