GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Duan t’a shesin rafinerinë për skrap, s’do e lejojmë

11:24 - 19/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Naftëtarët e Ballshit në protestë: Duan t’a shesin rafinerinë për skrap, s’do e lejojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë dalë sërish në protest përpara dyerve të uzinës.Protesta e ditës së sotme, sipas tyre vjen pasi janë sinjalizuar se rafineria e Ballshit do të çmontohet dhe do të shkojë për skrap.Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë, teksa theksojnë se nëse nuk likuidohen të gjithë me pagat e prapambetura, planet për rafinerinë do të zbatohen vetëm nëse shkelin mbi trupat e tyre.

Ndonëse ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi disa ditë më parë se naftëtarët do të paguhen me 30 mijë lekë në muaj edhe për dy vitet në vijim,  naftëtarët shprehen mosbesues derisa  ky premtim i Ballukut të zbardhet në Fletoren Zyrtare.

“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, të bëjnë hesapet e tyre. Deri sa të likujdohen të gjithë naftëtarët, kjo rafineri do bëhet skrap nga ata dhe jo nga të tjerët. Jemi informuar që ka kaluar një mbështetje financiare, nuk është zbardhur asgjë në fletoren zyrtare, por ne jemi të shqetësuar nga disa zëra që qarkullojnë. Kjo rafineri është e naftëtarëve. Kemi ndenjur pa u paguar për 13 muaj. Me pak investime, kjo rafineri kthehet në punë, pse nuk e vënë në punë?”, thotë Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.

Naftëtarët shprehen se kërkojnë rikthimin në funksion të rafinerisë, pasi nuk duan t’i rëndojnë buxhetit, teksa theksojnë se nuk janë për lëmoshë.

“Ne jemi shprehur shumë qartë, ne nuk jemi për lëmoshë, nuk duam t’i rëndojmë buxhetit të shtetit, duam që rafineria të rikthehet në punë”, thekson Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit morën në tetor rrogën e fundit nga marrëveshja 1-vjeçare me kryeministrin Rama, i cili iu premtoi se rafineria do të vihej sërish në punë, gjë e cila nuk po ndodh.

Etiketa: BallshKryesore1pagatprotesterafineri e naftesskrap

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Shpërthejnë rastet e pedofilisë, 34-vjeçari ngacmon të miturën në GJirokastër

Shpërthejnë rastet e pedofilisë, 34-vjeçari ngacmon të miturën në GJirokastër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com