GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit protestë: Duam pagat, mbyllja e uzinës shpopullon zonën

13:26 - 24/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Naftëtarët e Ballshit protestë: Duam pagat, mbyllja e uzinës shpopullon zonën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punëtorët e rafinerisë në Ballsh kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurën, ku kërkojnë nga qeveria pagat e prapambetura nga puna e tyre në rafineri. Ata janë mbledhur në protestë para uzinës teksa prej ditësh theksojnë se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

 “Edhe sikur të na thonë atë ju lutemi hajdeni punoni, mirëmbajeni nja dy javë, ne vijmë punojmë pa lekë, e mirëmbajmë atë uzinë me qëllim që ajo të vihet në punë.”

“Ne pa marrë pagat e prapambetura, ne nuk ndalemi.”

“Kërkesa jonë nuk ka më fjalë për të folur, është shumë e qartë. Kërkojmë rrogat e prapambetura dhe vijueshmërinë e punës. Llafët tona po bien në vesh të shurdhër, nga qeveria e nga kryeministri s’kemi ndonjë reagim, kur 15% e kanë këto në dorë të kësaj rafinerie.”, shprehen protestuesit.

Punojnësit e rafinerisë shprehen se nuk kanë marrë asnjë përgjigjie nga instancat shtetërore, ndonëse kanë kërkuar vazhdimisht një përgjigjie.

“I bëjmë thirrje qeverisë, kryeministrit, instancave që iu takojnë të vijnë të sqarojnë çdo gjë. Do shkrihet, do punohet, do marrim ne atë që na takon sipas ligjit. Nuk duam asnjë gjë jashtë ligjit, të gjitha ato që na takojnë i duam. Banka e ka marrë pjesën e saj, mori e lëshoi me qera, mori paratë që humbi, ndërsa ne si punëtorë ende s’kemi marrë.”

“Deri tani s’na ka thënë njeri ne asnjë gjysëm llafi, thjesht kemi dëgjuar atë, që u miratua ajo 2-vjeçarja…edhe atë po t’a marrim se edhe atë gënjen ai kryeministri.”

Mbyllja e uzinës sipas tyre do të ishte fatale për vijmësinë e jetës në këtë zonë, pasi siç ato theksojnë kjo rafineri ka rol kyç në ekonominë e zonës, ndaj shkrirja e saj do të sillte shpopullim.

“Ne pa marrë pagat e prapambetura, ne nuk ndalemi.” “Qeveria t’a mendojë mirë se zona do të ngelet shkretë, Mallakastër nuk do të ketë më, të harrojë ai se do ngelet njeri në Ballsh apo fshatrat përreth.”

Etiketa: Ballshkryesore2naftepagaprotesterafineri

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Shpërthejnë rastet e pedofilisë, 34-vjeçari ngacmon të miturën në GJirokastër

Shiste kanabis në shkollë, arrestohet 29-vjeçari në Bulqizë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com