GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nagelsmann i nxehur: Arbitrat janë një…

12:15 - 20/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Bajernit flet për përballjen me Interin: Skuadër e fortë, nuk jam i befasuar

FILE PHOTO: Soccer Football - Bundesliga - FC Augsburg v Bayern Munich - WWK Arena, Augsburg, Germany - September 17, 2022 Bayern Munich coach Julian Nagelsmann REUTERS/Lukas Barth

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tension te Bayerni i Mynihut ndoshta i ndikuar edhe nga rezultatet e kohëve të fundit. Ai që duket se e ka humbur toruan është Julian Nagelsmann. Humbja në ndeshjen e fundit në Bundesliga nuk është kapërdirë akoma nga tekniku.

Trajneri, rrezikon një dënim të rëndë, pasi ka ndjekur dhe fyer ekipin e arbitrave në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, të shtunën, të xhiros së 21-të të Bundesligës, të cilën bavarezët e humbën (2-3).

“Ata janë llum i larë me zbutës”,- ka thenë trajneri 35-vjeçar, i pushtuar nga emocionet, në fund të lojës. Federata gjermane njoftoi të dielën hapjen e një hetimi, të cilit Nagelsmann do t’i përgjigjet me shkrim.

Nagelsmann nuk pranoi kartonin e kuq direkt nga arbitri Tobias Welz ndaj mbrojtësit Dayot Upamecano në minutën e 8-të për “një prekje të lehtë”, sipas trajnerit, në shpatullën e kundërshtarit. Trajneri, sapo mbaroi ndeshja, shkoi në dhomën e gjyqtarëve, që të sqarohej me ta. “Zoti im, Zoti im, llum i larë me zbutës. Ata vetëm mund të tallen me mua. Ishte vendim m***”,- ka thënë ai.

Trajneri i konfirmoi fyerjet e tij edhe në një deklaratë për Sky: “Doja që ai ta pranonte gabimin. Ju jeni një qenie njerëzore dhe bëni gabime, kjo është në rregull. Por nuk ishte karton i kuq”.

Reagimi i Nagelsmann u kritikua shpejt nga ish-ndërkombëtari Lothar Matthaus në të njëjtin kanal televiziv: “Që ai është i zhgënjyer, kjo është e mirë. Por ne shpresojmë, jo vetëm nga trajneri i Bayernit, por nga të gjithë në fushë, që ata të zgjedhin fjalët e duhura dhe të kontrollojnë nervozizmin e tyre. Këto gjëra ndodhin në vapën e momentit, por ai është trajner i Bajernit”,- tha Matthaus.

Trajneri i bavarezëve më vonë iu drejtua Twitter-it për t’u shprehur se ai e kaloi kufirin. “Emocionet janë pjesë e sportit. Megjithatë, më duhet të kërkoj falje për zgjedhjen e fjalëve drejtuar ekipit të arbitrave të Tobias Weltz. Fatkeqësisht shkova shumë larg”,- ka shkruar ai.

Gjithsesi, Federata Gjermane njoftoi, se bordi disiplinor do të veprojë, pasi të marrë dhe vlerësojë arsyetimet e trajnerit Nagelsmann.

Etiketa: bayernFutbollnagelsmann

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Avokati i Klosit: Të provohet vërtetësia e deklarimeve të Dobit

Avokati i Klosit: Të provohet vërtetësia e deklarimeve të Dobit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com