GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Najdovski, kapiten i vërtetë: Në Batumi kualifikohemi ne!

19:14 - 17/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Najdovski, kapiten i vërtetë: Në Batumi kualifikohemi ne!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Filip Najdovki është i bindur se Tirana e kalon turin. Kapiteni i bardhebluve përsërit fjalët e tij para ndeshjes së parë.

Në një intervistë për median shqiptare “Panorama Sport”, kapiteni foli për ndeshjen që kaloi dhe çfarë duhet të bëjë më shumë ekipi në sfidën e dytë.

Najdovski pranon se u gabua te goli, ndërsa kërkon që një gjë e tillë të mos përsëritet. Najdovski ka tri vite te Tirana. Ai erdhi nga Vardari dhe për të është sezoni i katërt që do të nisë këtë vit me bardheblutë.

 

Filip ndeshja me Batumin u mbyll në barazim. Mendoni se gjithçka shkoi sipas parashikimeve që kishit bërë?

Informacioni dhe analiza jonë që bëmë para ndeshjes, në fund rezultoi e saktë. Kjo se skuadra e Batumit është një ekip i shkëlqyer, i organizuar dhe me individë të mirë.

Megjithatë, mendoj se Tirana ishte një kundërshtar më i mirë. Pësuam një gol nga mospërqendrimi apo gabimi ynë.

U treguam të lehtë në atë moment. Më pas treguam karakter që mundëm të riktheheshim në ndeshje dhe të shënonim gol, duke shkuar në Gjeorgji me një barazim

 

Cili është shqetësimi i vetëm i Tiranës gjatë ditëve të mbetura para se të udhëtoni në Batumi?

Problemi i vetëm për mua është koha e shkurtër e përgatitjes dhe se ndeshja është shumë afër. Pjesa më e madhe e ekipit është e re dhe na duhet pak kohë.

 

Mendoni se pasi e njohët mirë kundërshtarin, Tirana do të ndryshojë shumë në ndeshjen e dytë?

Është një periudhë e shkurtër mes dy takimeve për të pritur një ndryshim të madh, por besoj se Tirana do të jetë në të njëjtin nivel, duke shfrytëzuar më mirë shanset tona.

Do të riparojmë atë që nuk bëmë në ndeshjen e pa.

 

Forma e disa lojtarëve dhe mosharmonizimi i grupit, duket se kanë ndikuar te paraqitja e skuadrës?

Sigurisht që ka një ndikim të madh çdo gjë. Disa lojtarë na u bashkuan më vonë në fazën përgatitore.

Do të thosha gjithashtu se skuadra e Batumit është në mes të një kampionati në Gjeorgji, ky është një plus i madh për ta dhe disavantazh për ne.

 

Përtej Europës, kur do të shohim skuadrës në Tiranës në formën e saj më të mirë ose Tiranën e vërtetë?

Nga java në javë do të shihni Tiranën gjithnjë e më të mirë. Besoj se në fillim të kampionatit Tirana do të jetë në 100% e saj dhe do të tregojë veten.

 

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana në këtë sfidë në ndryshim nga takimi i parë?

Tirana duhet të jetë njësoj si ndeshjen e parë. Me më shumë përqendrim për të përfituar nga rastet. Sigurisht edhe në mbrojtje, që të mos na ndodhë të pësojmë gol si në ndeshjen e parë. Besoj se nëse bëjmë kaq, do të mjaftojë për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

 

Kam parasysh deklaratën para ndeshjes së parë. Jeni ende i mendimit që Tirana kualifikohet pa asnjë dyshim në turin e dytë?

Besoj te kjo skuadër, besoj te karakteri, cilësitë, mentaliteti i lojtarëve. Sigurisht që besoj se mund të kalojmë në turin tjetër të Europës./PanoramaSport

Etiketa: conference leaguedinamo batumiFilip NajdovskiKF Tirana

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Ka vuajtur nga dëmtimet, mësohet fati i Martial

Ka vuajtur nga dëmtimet, mësohet fati i Martial

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com