GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Napoli kërkon rekordin përballë Eintracht

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Napoli kërkon rekordin përballë Eintracht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Napoli dhe Eintracht vijnë në këtë takim pas tensioneve jashtë fushës së lojës mes dy tifozerive si dhe debateve që kanë shkaktuar disa deklarata nga eksponentë të klubit gjerman në lidhje me ndalimin e udhëtimit drejt Italisë të tifogrupit ultras të Eintracht.

Fillimisht autoritetet e Kampanias, vendosën, për arsye sigurie të mos autorizonin prezencën e tifozëve miq në Stadio Maradona por më pas, qeveria italiane, zbuti klimën duke hedhur poshtë urdhrin e TAR Campania dhe duke i dhënë kështu mundësinë tifozëve gjermanë të mbështesin nga afër beniaminët e tyre.

Napoli nëse kualifikohet, arrin një rekord. Për “axurrët”, do të ishte çerekfinalja e parë e Champions League në historinë e klubit.

Skuadra e Spallettit po dominon bindshëm në Serinë A si kurrë më parë, kjo falë mbrojtjes perfekte të ofruar nga koreanojugori Kim si dhe kosovari Amir Rrahmani, i cili, është duke luajtur sezonin e tij më të mirë në karrierë, deri tani.

Pikërisht, këta të dy, pritet të jenë titullar në mbrojtje, në takimin që pritet të startojë në orën 21:00, së bashku me Di Lorenzo dhe Rui të cilët kanë për detyrë të ndihmojnë Meret, që të mbajë portën e paprekur. Mesfusha do t’i besohet lojtarëve si Anguissa, Lobotka dhe Zielinski. Në sulm, me gjasë, do startojnë, tre tenorët Politano, Osimhen dhe Kvaratshkelia.

“Shqiponjat” nga Frankfurti, megjithatë, nuk kanë në plan të jenë thjesht një “sparring partner”.

Oliver Glasner, pritet të zbresë në fushë me një rreshtim 3-4-3 shumë sulmues, me misionin, për të shënuar, të paktën, dy gola pa pësuar asnjë, në mënyrë, që ta dërgojë takimin, të paktën, në kohën shtesë.

Gardiani ekstrem, pritet të jetë Trapp. Treshja e mbrojtjes do përbëhet me shumë mundësi nga Tuta, Hasebe dhe Ndicka.

Katër mesfushorët titullarë, flitet se do jenë Buta, Sow, Rode dhe Max. Kamada, veterani Mario Gotze dhe Rafael Santos Borre, kanë detyrën e udhëheqjes së sulmit të “Die Adler”.

 

Napoli

Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Eintracht

Trapp; Tuta, Hasebe, Ndicka; Buta, Sow, Rode, Max; Kamada, Gotze; Borre.

 

Etiketa: eintracht FrankfurtnapoliSport

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Meta prezanton planin: Si të forcojmë familjet shqiptare

Meta prezanton planin: Si të forcojmë familjet shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com