GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nard Ndoka: Berisha është Trump-i i Shqipërisë, do t’i hiqet “non grata” nga SHBA

12:56 - 08/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndoka rrëfen pasionin e hershëm: Isha një shënues rekord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në MCN Live se Sali Berisha është Donald Trump-i i Shqipërisë, pasi të dy janë përballur me procese gjyqësore të iniciuara me dorën e Sorosit.

Sipas Ndokës, me rikthimin e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë do të nisë çmontimi i “bandës sorosiane” dhe do të ketë një ftesë për Berishën.

Ndoka mendon që Berishës do t’i hiqet non grata nga SHBA.

“Ka një ngjashmëri si dy pika uji, nëse marrim Trump-in, SHBA-të dhe Berishën, Shqipërinë. Bota kishte nevojë për Trump-in dhe ai erdhi si një mrekulli. Besoj që ka diçka të mbinatyrshme që Trump u mbijetoi edhe atentateve ndaj tij, që ishin tre. Kemi mbi 91 procese gjyqësore ndaj Trump, që është dora e Sorosit. Kemi procese gjyqësore ndaj liderëve të opozitës në Shqipëri, që është dora e Sorosit. Është i njëjti mekanizëm. Trump kishte vetëm një armë, qytetarët, mbështetjen e tyre, votën. Mediat në Amerikë patën njësoj sëmundjen si në Shqipëri, ku u bënin lavazh truri amerikanëve duke e paraqitur si rrezik për Amerikën. Në Shqipëri kemi një Republikë të Sorosit! Drejtësinë e pamë në duart e Sorosit, pamë një republikë sorosiane, ku kryeministri ynë në takime zyrtare e kishte Sorosin në krah, duke shkelur çdo lloj protokolli dhe ligji. Gjithashtu, pamë trysninë e ushtruar ndaj opozitës”, tha Ndoka.

“Imagjinoni për një moment që ne mos kishim Berishën dhe SHBA mos kishte Trump! Berisha u përball njësoj si Trump. E dinte që Soros është një rrezik i madh, që shumë vende e lidhin SHBA-të me Sorosin. Berisha më 11 dhjetor e ngriti stekën aq lart sa s’e kapi as Soros, as Rama, as Basha. Sot kemi një Trump në Shqipëri është Sali Berisha, që ka krijuar shpresë dhe besim. Nuk them që do jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe PD, por është siguria dhe garancia nesër, në përballjen që do kemi me këtë mazhorancë. Mund të fillojë çmontimi i bandës sorosiane në SHBA me një ftesë për z.Berisha. E besoj heqjen e non gratës. Trump e ka thënë vet që Soros është rrezik i madh për demokracitë në vendet e Lindjes, e ka përmendur Berishën me emër. Pjesa e axhendës kryesore të tij do jetë çmontimi i kësaj organizate që e ka quajtur terroriste për vendin”, shtoi ai.

Etiketa: Nard NdokaSali Berisha

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Benet Beci thirret në SPAK

Hetimi i Benet Becit/ U zbuluan komunikime në telefonin e gruas së Evis Berberit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com