Momente makthi kanë përjetuar një çift turistësh holandezë në Kretë, kur dy persona nga Sudani tentuan të përdhunonin 19-vjeçaren në sy të të dashurit të saj.
Ai u përpoq ta mbronte, por u pengua nga sulmuesit. Ngjarja e frikshme, e cila tronditi çiftin, ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Hersonissos. Turistët ndodheshin në një breg shkëmbor për pak qetësi kur dy sudanezët, të cilët ishin fshehur, i sulmuan. Njëri tentoi të përdhunonte vajzën, ndërsa tjetri e shikonte.
Ndonëse kishin konsumuar alkool, dyshja ia dolën t’i kundërviheshin, ku i dashuri i 19-vjeçares është përpjekur ta mbronte atë pavarësisht sulmit. Pasi kanë bërtitur për ndihmë, sulmuesit u larguan. Çifti i tronditur ikën në Departamentin Portual të Hersonissos dhe përshkruan incidentin. Autoritetet portuale kanë lokalizuar autorët në zonë dhe i kanë arrestuar.
Discussion about this post