GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

NATO: Rusia shton konfliktet në rajonin e Ballkanit Perëndimor

16:17 - 22/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
NATO: Rusia shton konfliktet në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njoftimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak, tregon se udhëheqja politike ruse është e gatshme të dëmtojë interesat e popullit të saj. Por, ky vendim po ashtu tregon se Rusia ka dështuar të përmbushë qëllimet strategjike ushtarake në Ukrainë, tha kreu i Komitetit ushtarak të aleancës së NATO-s, Rob Bauer.

Admirali holandez, Bauer, i bëri këto deklarata më 22 shtator në Budvë, ku po mbahet konferenca e Kartës SHBA-Adriatik (A5), vetëm një ditë pasi Putin njoftoi për mobilizimin ushtarak.

Putin paralajmëroi Perëndimin se Moska do të përgjigjej me forcë nëse Perëndimi vazhdon me “shantazhin bërthamor”. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Rusia do të mobilizojë menjëherë 300.000 rezervistë, vendim që nxiti protesta në Rusi.

“Njoftimi i Putinit qartazi tregon se Rusia ka dështuar që të arrijë qëllimet e saj ushtarake dhe po detyron të rinjtë që të vdesin në një luftë në të cilën ata nuk besojnë”, tha Bauer.

Sipas tij, Rusia, por edhe Kina, mundohen që të shfrytëzojnë çdo mundësi për të thelluar ndarjet dhe konfliktet, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

“Paqja dhe stabiliteti nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena. NATO dhe Bashkimi Evropian prodhojnë efekte të mëdha kur këto dy organizata punojnë së bashku. Ne e dimë mirë koston e luftës dhe konfliktit, prandaj ne do të bëjmë gjithçka që të promovojmë paqen”.

Gjenerali amerikan, Christopher Cavoli, komandant suprem në Evropë i NATO-s, tha se agresioni i pajustifikuar dhe joligjor i Rusisë kundër Ukrainës përbën shkelje të parimeve bazike të paqes dhe stabilitetit:

“Një përgjigje do të duhej të jepej nga shtetet që duan një Evropë paqësore dhe të bashkuar dhe duan të tregojnë se ata që duan të minojnë sigurinë evropiane, do të përballen me pasoja”.

Ai paralajmëroi se politikat në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të dobësohen nga përpjekjet revizioniste në disa shtete, teksa bëri thirrje që këto shtete të qëndrojnë të përkushtuara për rregullin ndërkombëtar.

“Ajo që ju po jepni është thelbësore për ukrainasit që ta mbrojnë atdheun e tyre”, tha Cavoli.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë të Malit të Zi, Zoran Llazareviq, theksoi se janë të vetëdijshëm për sfidat serioze që kanë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në kufijtë lindorë të Evropës.

“Sfidat e reja në tokën evropiane përbëjnë një kërcënim të mundshëm për rajonin tonë po ashtu. Prezenca e NATO-s në rajon është e një rëndësie kyçe për stabilitetin dhe integrimin e plotë në aleancë”, tha Llazareviq.

Ai tha se në dekadat e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimor është përballur me sfida të shumta, që kanë ndryshuar në aspektin e intensitetit dhe formës përgjatë viteve, por nuk janë zhdukur.

“Fatkeqësisht, disa sfida janë ende aktive. Është mirë që ne nuk i mbyllim sytë para këtyre fakteve dhe gjejmë mënyra për të mbrojtur dhe ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Prania e forcave të NATO-s në rajon është e një rëndësie kyçe për të arritur sukses në këtë drejtim”, shtoi Llazaroviç.

Ndërkaq presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha gjatë kësaj konference se për herë të parë po përballen me kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore, kërcënime që ai i cilësoi shqetësuese.

“Mali i Zi është i shqetësuar për sfidat e sigurisë në BE që mund të kenë implikime në Ballkan”, tha Gjukanoviç.

Sipas tij, mosangazhimi i mjaftueshëm i BE-së dhe NATO-s në rajon, së bashku me perceptimin e gabuar lidhur me rëndësinë e integrimit, kanë krijuar hapësirë për ndikimin e palëve të treta.

Karta SHBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia janë pjesë e kësaj karte, ndërkaq Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë status të shteteve vëzhguese. /REL

Etiketa: Ballkani PerendimorNATORusia

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Rusët “arratisen” pas thirrjes së Putin, ja sa ka shkuar çmimi i biletave

Rusët “arratisen” pas thirrjes së Putin, ja sa ka shkuar çmimi i biletave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 24/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Viti i ri shkollor, shkollat 9-vjeçare e nisin me 125 mijë fëmijë më pak se 10 vite më parë

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor

08:13 - 24/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

07:47 - 24/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026

07:42 - 24/02/26
“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com