Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegët e të ndjerit.
Sina mësohet se kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai ishte kuruar, por duket se nuk ja ka dalë ta mposhtë atë.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina.
Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.
Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje.
U prehtë në paqe!
Me respekt,
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë
Discussion about this post