GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ndarja brenda Partisë Demokratike – një lajm i mirë!

16:20 - 06/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë duhet të kërkojë qeveria në Samitin e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga – U desh që Partia Demokratike të hante një goditje nga ana e vendimit të fundit gjyqësor, që të kuptohej, apo të pranohej zyrtarisht, se deputetë dhe figura politike brenda saj, antagoniste midis tyre, nuk mund të qendronin bashkë në atë parti.

Bashkim fallco!

Unë kam muaj që e them që vetëm ndarja e prerë në atë parti ndihmon në qartësimin e pozicioneve të deputetëve që janë në kolltuk me votën e elektoratit demokrat, ndihmon në qartësimin e elektoratit dhe të jetës politike në përgjithësi, si edhe ndihmon vetë atë parti dhe vetë demokracinë në vend!

Përjashtohuni! Vetëpërjashtohuni! Bashkëpërjashtohuni!

Ndarja në histori sjell përparim. Uniteti fallco, është si llum, si ujë i mbetur, si moçal.

Shpresë e kotë se do të ruash fondet e paprekura, pronësinë e paprekur të ndërtesës, park veturash etj, duke qendruar nën një çati si ato çiftet e divorcuara që nuk kanë se ku jetojnë të ndarë!

Grupi i Bashës të përjashtojë kundërshtarët në Parti, sikurse drejtuesit e Partisë Demokratike, zoti Berisha, të përjashtojë ata që nuk janë me të!

Sikurse bëri me Bashën dhe Alibeajn, por ende në formë deklarate politike, pa një vendim normativ partiak!
Por jo vetëm me ta! Duhen pyetur të gjithë deputetët : Me kë grupim jeni? Se kështu, edhe Kuvendi është bërë lëmsh!

Vetë populli opozitar nuk di se kush është kushi! Kjo e dëmton fuqinë elektorale opozitare pra edh interesin tonë si qytetarë, pa qenë militantë politikë, por që mendojmë se shoqëria jonë ka nevojë edhe për pushtet të drejtë edhe opozitë të fortë!

Me vonesë, shumë me vonesë, por ndarja duket sikur filloi. Kjo nuk bëhet me deklarime, por me vendime organesh drejtuese.

Gjithmonë me shumë vonesë lëvizjet brenda opozitës, nuk di dot përse, por gjithmonë vijnë vetëm si reagim i fakteve të kryera të imponuara dhe nuk paraprijnë!

Por, tani një slogan ka : bashkëpërjashtohuni!

Sikurse po deklarohet! Ndarja e qartë në parti, në Kuvend, kudo, sjell unitet në elektorat!

Uniteti i sëmurë, fallco, përçan elektoratin, kurse ndarja si qartësim në grupin e deputetëve dhe parti, e unifikon elektoratin!

Me një fjalë është koha të pyesni njeri tjetrin: Me kë je ti miku im?

Etiketa: Artan FugaOpozitaPD

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Kiko raporton konferencën ndërkombëtare të Stabilitetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës
Aktualitet

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

09:52 - 16/03/26

Një mjet i tonazhit të rëndë, kamion, ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës. Dyshohet se zjarri ka...

Lexo më shumë
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

09:29 - 16/03/26
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com