GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndau çiftin që e priti në shtëpi, policia shpall në kërkim ukrainasen

22:13 - 18/07/23
në Botë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndau çiftin që e priti në shtëpi, policia shpall në kërkim ukrainasen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukrainasja, e cila pushtoi faqet e mediave, pasi “i rrëmbeu” burrin një nëne me dy fëmijë, 10 ditë pasi çifti i hapi derën e shtëpisë, për ta mirëpritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, është shpallur në kërkim nga policia britanike.

23-vjeçarja Sofiia Karkadym u shpall në kërkim pasi ajo nuk u shfaq në një seancë gjyqësore, ku do të shqyrtohej akuza për sulmin prej saj ndaj një oficeri policie.

E reja ukrainase duhej të paraqitej para gjykatësve në Bradford për t’u përgjigjur për incidentin me policinë, kur oficerët u thirrën në shtëpinë e ish të dashurit të saj Toni Garnett, teksa Sofia mblodhi gjërat e saj dhe u largua pasi e kishte ndarë atë më parë nga bashkëshortja.

Dyshja u lidhën vetëm 10 ditë pasi Toni dhe partnerja e tij prej dhjetë vitesh Lorna mirëpritën Sofian në shtëpinë në Bradford, ku ata jetonin me dy fëmijët e tyre.

Lorna i tha më parë The Sun se Sofia sapo ka hyrë në shtëpinë e tyre nisi të vishte bluza të shkurtra dhe vendoste grim për t’i bërë përshtypje Tonit.

Ajo rrëfeu se në një kohë të shkurtër nisi të ndihej si “gomë rezervë” dhe e padëshiruar në shtëpinë e saj, teksa shihte të thyhej marrëdhënia me bashkëshortin, i cili iu vardis ukrainases.

Toni dhe Sofia më pas u vendosën në një vilë me qira në Bradford pasi ai braktisi Lornën dhe fëmijët e tyre.

Por ai po ashtu u nda me të dashurën e re ukrainase disa muaj më vonë. Toni tha se pika e fundit erdhi pas një debati në shtator teksa festonte ditëlindjen e tij të 30-të në folenë e tyre të re të dashurisë.

Por çifti mbajti kontakte dhe ai madje vizitoi ish-in e tij në Ukrainë pasi kaloi kufirin nga Polonia.

Pasi u takua me familjen e saj pranë Lviv, Toni dhe Sofia u kthyen në Yorkshire në dhjetor për t’i dhënë gjërave një tjetër drejtim. Duket se çifti janë ndarë edhe një herë, me Tonin që zbuloi në shkurt se marrëdhënia e tyre ishte “e komplikuar”.

Etiketa: BritaniPoliciaukrainasja

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Kuleba, thirrje BE për më shumë armë dhe sanksione kundër Rusisë

Kuleba: Po zhvillohen bisedime për të vazhduar eksportin e grurit pa Rusinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com