GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndërhyrja në TIMS, PD thirrje SHBA-së: Kërcënim edhe për NATO-n

14:33 - 24/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërhyrja në TIMS, PD thirrje SHBA-së: Kërcënim edhe për NATO-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka theksuar se fshirja e gjurmëve të krimit do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza”në sistemin TIMS.

Gjithashtu, PD i bëri thirrje SHBA-së dhe vendeve partnere të ndërhyjnë urgjentisht.

“Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës.

Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organziuar me pushtetin dhe majat e tij.

Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët është magazina e të dhënave, apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit.

Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.

Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkaterrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë.

Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga database e Sistemit Cats të tatimeve.

Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha.

Ervin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë.

Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, Ambasadën Amerikane të ndërhynte.

Por jo Prokurorinë, jo SPAKU-n, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit anti-shqiptar.

I vetmi angazhim shtetëror kane qenë kërcënimet ndaj eksperit të IT Gent Progni, që e zbuloi dhe e publikoi këtë batërdi, këtë hedhje në erë të të dhënave, kufijve dhe databazës së shtetit shqiptar.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Cdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëtor që i ka duar në të dhëna sensitive.”, u shpreh Noka.

Etiketa: flamur nokaKryesore1PDSHBAsistemi TIMS

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete të tjera lundruese

Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete të tjera lundruese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com