GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërron jetë i forti i Lazaratit, Gate Mahmutaj u lirua pak ditë më parë

12:06 - 20/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë i forti i Lazaratit, Gate Mahmutaj u lirua pak ditë më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Lazarat, i forti i këtij fshati, Gate Mahmutaj. Ai ndodhej prej disa vitesh në burg pas arrestimit nga forcat speciale RENEA gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat. Gate Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit. Mahmutaj u akuzua nga prokuroria se ishte kreu i grupit të Lazaratit, i cili organizonte kultivimin e kanabisit si edhe rezistencën ndaj Forcave Speciale RENEA.


Gate Mahmutaj, i cili zyrtarisht mban emrin Razip Mahmutaj, datëlindja 1968, lindur dhe banues në Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit. Ky shtetas ka qëlluar më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. Për këtë prokuroria ka kërkuar 28 vite burg, gjykata ka vendosur 23 vite e ndërsa ka bërë vetëm 1 muaj burg. 20 gusht të vitit 2004 Razip Mahmutaj hap breshëri mitrolozi ndaj helikopterit të Interforcës Italiane që monitoronte me pajisje të specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime të territorit të Lazaratit për drogë.


Breshëritë e një mitralozi për pak se nuk e rrëzuan helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistë shqiptarë të Antidrogës. Mjeti fluturues u shpua në tre vende, po për fat të mirë pa të lënduar. Kurse nga të shtënat e vetë banorëve u plagos në këmbë edhe një grua e fshatit prej plumbi qorr. Në atë kohë, ministër i Rendit, Igli Toska, nuk do të kursente këtë incident. Duke ngritur shqetësimin se Lazarati ishte kthyer në një bastion droge e trafiku, informoi ambasadat e huaja për gjendjen dhe kërkoi hetime për zbulimin dhe arrestimin e autorëve me çdo kosto.


Ndërkohë që opozita e asaj kohe nisi të kritikonte Toskën për ndërhyrjen në Lazarat dhe përgatiti një protestë kundër tij. Një muaj pas incidentit, më 27 shtator 2004, dy skuadra speciale të RENEA-s, në sekret të plotë dhe operacion spektakolar, depërtuan në fshat me sukses të plotë. Lokalizuan në një prej lokaleve të dyshuarin Razip Mahmutaj, një i dënuar në mungesë me 22 vite burg nga Apeli për vrasje, por edhe i identifikuar si njeriu që për pak sa nuk rrëzoi helikopterin italian me plumba.

Etiketa: Gate MahmutajLazarati

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Para
Kombëtarja U-17 / Ageja, Kurti dhe Sulejmani: Do bëjmë surpriza

Kombëtarja U-17 / Ageja, Kurti dhe Sulejmani: Do bëjmë surpriza

TË FUNDIT

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet
Sport

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26

Mbrëmja e djeshme në Champions League dhuroi 4 gola dhe shumë emocione, aty ku kulmoi fitorja e Bayern Munuch kundër...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, humb jetën një këmbësore

09:21 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com