GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e fubollit shkodran dhe Kombëtares

14:03 - 16/01/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e fubollit shkodran dhe Kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbolli shqiptar në zi. Legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi ka ndërruar jetë në moshën 79-vjecare. “Nderi i Kombit” ka lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll, si me Vllazninë ashtu edhe me Kombëtaren.

79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Kush është Sabah Bizi

Për tre vjet me radhë nga viti 1965 deri në 1968, ka qenë pjestar i padiskutueshëm i formacionit të parë të “Vllaznisë”, ku për tre vjet ka qenë edhe fituesi i anketës së “5 sportistëve më të mirë të vitit”.

Pa diskutim që në atë periudhë dy nga ekipet që po lulëzonin së bashku me Vllazninë e Tiranën ishin dhe Partizani dhe Dinamo.

Ato merrnin çdo lojtar që për ta ishte i domosdoshëm dhe padiskutim që Sabahi ishte një nga fokuset e tyre në ato vitet.

Viti 1968 ishte viti kur ekipi i Partizanit dhe futbolli ynë në tërësinë e tij po përballej me një nga kollosët e futbollit europian e atij botëror, futbollin italian dhe me një prej ekipeve më elitare siç ishte Torino.

Ekipi i Partizanit në prag të kësaj ndeshje merr dhe përforcimet e radhës.

Një prej tyre do te ishte edhe Sabah Bizi si dhe Ramazan Rragami nga Shkodra dhe Teodor Vaso nga Skënderbeu.

Këto sapo kishin kryer shërbimin ushtarak në këtë klub.

Që nga ky moment Bizi mbeti tek ekipi i Partizanit për afro tre sezone.

Që në vitet 1968- 1971 mbeti pjesë e kësaj skuadre duke kryer njëkohësisht dhe shërbimin ushtarak duke fituar me të dy tituj kampion dhe një Kupë të Republikës.

U rikthye te Vllaznia në vitin 1971 dhe do të luante me të deri në vitin 1982 kur do të mbyllte edhe karrieren sportive.

Gjatë këtyre viteve do të shpallej edhe tre here te tjera kampion pikërisht në sezonet 1971-72, 1973-74 dhe 1977-78.

Njëkohësisht do të fitonte edhe tre Kupa të tjera të Republikës, pikërisht në sezonet 1971-72, 1978-79 dhe 1980-1981.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekembauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Por Bizi ndeshjen më të mirë me kombëtaren, konsideron atë me ekipin e Polonisë. Një takim i mbyllur në barazim 1-1. Ai nuk harron që asaj kohe në gjithë kolonat që gazeta “Sporti Shqiptar” kishte shkruar për këtë ndeshje, emri i tij ishte në të gjithë kolonat.

Për të ka qenë një ndeshje e madhe. Ka luajtur me shpirt nëpër dhëmbë. Ai nuk e harron se ishte afruar pranë të madhit, trajnerit tonë Loro Boriçi dhe kërkonte me dy duar të vëna mbi ije që të ndërrohej.

Por Boriçi i kërkonte të vazhdonte, i jepte kurajo, e duke i thënë se kishte ende forcë për të dhënë në fushë.

Dhe në minutat e fundit ka arritur të shmangë dy lojtarë, të marrë krahun deri në fundore dhe duke pritur të vinte ndonjë fanellë e kuqe e ka krosuar topin dhe Dini gjuajti me kokë dhe topi ra në shtyllë, aty erdhi dhe Çeço që shënoi golin e barazimit.

Ky ka qenë një takim i paharruar për Sabah Bizin. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi do të vazhdonte të ishte sërish pranë këtij sporti teksa ka drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.

Më pas ka qenë për pak kohë trajner i Vllaznisë, ku ka mbajtur më vonë edhe detyrën ë sekretarit të klubit, ndërsa ka arritur të punojë edhe shumë vite si trajner i moshave.

Etiketa: bizilegjendSport

Lajme të lidhura

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu
Sport

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli
Sport

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli

11:05 - 22/12/25
Para
Çahet diga e hidrocentralit në Bunec, rrezik për përmbytje

Çahet diga e hidrocentralit në Bunec, rrezik për përmbytje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm...

Lexo më shumë
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

12:08 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com