GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ndërruam peshkun me karburant”, zbardhet dëshmia e kapitenit që u kap me 80 mijë litra naftë kontrabandë

18:20 - 04/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndërruam peshkun me karburant”, zbardhet dëshmia e kapitenit që u kap me 80 mijë litra naftë kontrabandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e kapitenit Flamur Aliu të peshkarexhës që u kap me naftë kontrabandë. Sasia e naftës përllogaritet prej 80 mijë litrave ndërsa në pranga për këtë kontrabandim kanë rënë kapiteni i saj Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, i cili ishte administrator i anijes. Sipas tij sasia prej 80 mijë litra naftë nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për tu kthyer në Shqipëri. Ai shton se blerja është kryer në Libi.

Dëshmia e Kapitenit:

Në datën 14 korrik 2022 pasi bëmë përgatitjet për gjueti dhe ishim regjistruar në Kapitenerinë detare Durrës, u nisëm për gjueti peshku. Mbasi hodhëm rrjetën udhëtuam në drejtim të jugut të Shqipërisë për në ujërat ndërkombëtare. Dua të theksoj se dolëm në ujërat ndërkombëtare duke tërhequr rrjetat e peshkimit dhe zumë peshk dhe e sistemuam nëpër arka dhe e futëm në frigorifer.

Kjo gjueti vazhdoi për rreth 7 ditë nëpër ujërat ndërkombëtare të detit Mesdhe në drejtim të shtetit të Libisë.

Dua te theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund.

Me që mua më kishin thënë se në Libi, në qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë. Mu mbush mendja duke u thënë edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Unë kisha ngarkesë peshku të kualitetit të lartë që në Bengazi shkonte mbi 100 dollar për kile. Kështu që unë në marrëveshje me disa libianë që flisnin italisht ramë dakord që ata të më blinin peshkun dhe të më furnizonin me naftë për motorin e anijes. Sipas llogaritjeve, peshkun libianet e vlerësuan në 20.000 dollarë dhe blerjen e naftës e bëmë në të zezë ku peshku i konvertuar në dollarë u llogaritën për naftë në një litër 0.25 dollar.

Kështu me furnizimin e ri me naftë që çmimi ishte 10 herë më i lirë se në Shqipëri u nisëm për në Durrës dhe mbërritëm aty në mëngjesin e datës 22 korrik 2022 rreth orës 8.30.

Nga që marinarët ishin të lodhur dhe të pa ndërruar i urdhërova që të iknin në shtëpitë e tyre dhe vetë u nisa në banesë dhe me pas shkova në Tepelenë. Dua të theksoje se këtë sasi nafte që i takonte anijes meqë binte ditë e shtunë ose e djelë e lashë për ditën e hënë 25 korrik 2022 që ta raportoja në Doganë në datën 23 korrik 2022 ditën e shtunë duke parë televizorin në Tepelenë kishte dalë emri im dhe akuzohesha se kisha bërë kontrabandë.

U çudita dhe njëkohësisht i revoltuar erdha ditën e hënë dhe u paraqita me avokatin tim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Meqë nuk kishte prokuror të gatshëm na thanë se do të hidhet shorti se kujt prokurori do ti kalonte kjo çështje për të cilën unë akuzohesha nga policia. Në këto kushte unë jam i gatshëm të paraqitem në Prokurori dhe ti deklaroj gjithë ato që thashë më sipër mbasi e ndjej veten të pastër.

Marrja e kësaj sasie nafte prej 73 mijë litra ishte vetëm për motorin e anijes për shume rrugë dhe kostoja na dilte pozitive në krahasim me çmimin e naftës që shitet në Shqipëri.
Ne kemi të drejtë të blejmë naftë ku do, por nuk duhet të shkelim ligjet e shtetit shqiptar”, ka deklaruar ai.

 

Etiketa: kapitenikarburantm deshmiakontrabandenafteNderruampeshkun

Lajme të lidhura

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Para
Mocioni i votëbesimit për qeverinë, Abazoviç paralajmëron opozitën: Nuk do të mbijetoni politikisht

Mocioni i votëbesimit për qeverinë, Abazoviç paralajmëron opozitën: Nuk do të mbijetoni politikisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com