GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ndërtimi ‘streha’ e parave kriminale, miliona euro pastrohen çdo vit/ Ekspertja: Institucionet të gjurmojnë burimin

15:17 - 12/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndërtimi ‘streha’ e parave kriminale, miliona euro pastrohen çdo vit/ Ekspertja: Institucionet të gjurmojnë burimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë e vendit në 10 vitet e fundit kanë miratuar 8,139 mijë leje ndërtimi, duke e kthyer Shqipërinë në një kantier ndërtimi, ku vit pas viti dominojnë kullat shumë katëshe. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT janë më shumë se 13 milionë metër katrorë ndërtime të realizuara në një dekadë, ku natyrisht kulmi i lejeve të dhëna është në dy vitet e fundit.

Ashtu siç ka ardhur në ritje numri i ndërtimeve të reja, po ashtu edhe paratë që hidhen në këtë sektor shpesh të konsideruar si lavatriçe e pastrimit të parave ka ardhur në rritje vit pas viti.

Nga hulumtimi i të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë dekadës së fundit në sektor janë investuar 483,8 miliardë lekë ose e përkthyer në 4,3 miliardë euro.

Vetëm në vitin e kaluar në sektorin e ndërtimit janë hedhur nga kompanitë 97.7 miliardë lekë. Kjo nuk është vetëm shifra më e lartë e investuar në një dekadë por është edhe vlera më e lartë e e hedhur në sektorin e ndërtimit që prej vitit 1995.

 

Por kush po investon në sektorin e ndërtimit?

Dyshimet se në këtë sektor po investohen paratë e pista sa vijnë dhe shtohen ndërkohë që institucionet shtetërore vit pas viti identifikojnë raste të shkeljeve, dhe drejtësia vazhdon hetimet. Mirëpo pavarësisht kësaj situate vrulli i ndërtimit nuk ka të ndalur, pasi së fundmi u miratua një tjetër kullë qiell gërvishëse nga Bashkia e Tiranës.

Në një raport të publikuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave janë evidentuar dy skema të futjes së parave të pista në sektorin e ndërtimit gjatë vitit të kaluar.

Në një nga rastet e identifikuara nga DPPP, thuhet se dy persona të cilët nuk kishin burim të lartë të ardhurash, kishin investimeve të larta në pasuri të paluajtshme por nga ana tjetër burimin e financimit e kishin të panjohur. Këta dy persona të paidentifikuar në raport vitemë parë kishin pasur një biznes i cili deklaronte fitime maksimale në vlerën 500 mijë lekë, shumë kjo e pamjaftueshme për të justifikuar investimet që kishin bërë në pasuri të paluajtshme.

“Pas verifikimeve të kryera nisur nga anomalia e mësipërme rezultoi se shtetasit kanë pasur aktivitet të regjistruar që nga viti 2013 në fushën e shërbimeve, aktiviteti i cili ka vazhduar për 8 vjet dhe më pas është pezulluar“, thuhet në raport

Për këtë arsye dhe në mungesë të informacionit për mënyrën e fitimit të pronësisë, për një numër të lartë pasurish të paluajtshme, rasti është dërguar për hetim nga organet e drejtesise.

Skema tjetër kishte të bënte me investimet në sektorin e pasurive të patundshme nga persona të përfshirë në grupe kriminale. Sipas raportit një shtetas shqiptar i dyshuar se është përfshirë në veprimtari të paligjshme si shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike, gjatë 5 viteve të fundit ka regjistruar disa aktivitete tregtare që operojnë në sektorë si: ndërtim, hidrokarbure, hoteleri – turizëm etj.

Ky person për realizimin e aktivitetit të tij kriminal sipas raportit ka bashkëpunuar me familjarët e tij dhe me disa persona të arrestuar në Amerikën Latine, ndërsa të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal i ka investuar në aktivitete tregtare dhe pasuri të paluajtshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht ne vende bregdetare.

I njëjti person fillimisht merr një hua prej 600 mijë dollarësh tek një person që në 2010 është arrestuar si pjesë e një rrjeti trafikantësh me qëllim investimin në ndërtim. Me pas në vitin 2021 personi në fjalë ka blerë dy kompani të një biznesmeni të huaj me vlerë 55 milionë lekë si dhe ka marrë përsipër të shlyej borxhet e kompanive me vlerë 6 milionë dollarë. Kapitali i kompanive është 5 fishuar në një periudhë të shpejtë kohore.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera për subjeket e tij tregtare ka rezultuar se ky person nuk ka të ardhura të mjaftueshme që justifikojnë keto investime. Edhe ky rast po hetohet nga drejtësia.

Ekspertja: Ndërtimi operon me para cashtë kontrollohet

Ekspertja e ekonomisë Elona Shehu thotë për Gijotina se ky sektor është më i cenuar nga paratë e pista për shkak të parasë së madhe cash që operon në të.

“Pastrimi i parave është një problem i vazhdueshëm në Shqipëri dhe industria e ndërtimit është identifikuar si një nga sektorët veçanërisht të cenueshëm ndaj këtij lloj aktiviteti të paligjshëm.Një nga arsyet pse industria e ndërtimit është e ndjeshme ndaj pastrimit të parave është për shkak të shumave të mëdha të transaksioneve me para në dorë. Kjo e bën më të lehtë për individët që të fshehin burimin e fondeve të tyre dhe të pastrojnë paratë përmes projekteve të ndërtimit”, thotë Shehu.

Po ashtu sipas ekspertëve në sektor mungon gjurmimi i burimit të fondeve që po investohen.

“Për më tepër, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në industri e bën të vështirë gjurmimin e rrjedhës së fondeve dhe identifikimin e transaksioneve të dyshimta. Kjo ka çuar në shqetësimet se grupet e krimit të organizuar po përdorin industrinë e ndërtimit si një mjet për të pastruar paratë dhe për të legjitimuar aktivitetet e tyre të paligjshme“, pohon ekspertja.

Sipas Shehut edhe pse qeveria ka marrë masa për t’a frenuar këtë fenomen rezultatet nuk janë ato të duhurat.

“Vitet e fundit, janë ndërmarrë hapa për të luftuar këtë fenomen nëpërmjet miratimit të legjislacioneve dhe forcimin e kompetencave të Njësisë së Inteligjencës Financiare (FIU). Megjithatë, industria e ndërtimit vazhdon të jetë shqetësuese.Për të adresuar këtë problem, qeveria shqiptare ka zbatuar masa për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në industrinë e ndërtimit, si për shembull t’u kërkojë kompanive të zbulojnë strukturat e tyre të pronësisë dhe informacionin financiar. Megjithatë, duhet bërë më shumë për të luftuar në mënyrë efektive pastrimin e parave në këtë sektor“, tha Ekspertja ekonomisë Elona Shehu.

Pastrimi parave shkak për çmimet e larta të apartamenteve!

Tashmë prej vitesh Shqiperia po përballet me çmime gjithmonë e më të larta për apartamentet pavarësisht bumit të ndërtimeve dhe stokut të banesave të pashitura.

Shkaku kryesor se përse çmimet rriten përsa kohë ka apartamente stok është pikërisht pastrimi i parave pasi pronarët nuk kanë si qëllim primar shitjen e apartamenteve por kanë fokus legalizimin e parave të tyre në ndërtim. Duke i investuar në këtë sektor ata kanë shumëfishuarfondet e tyre.

Lexo edhe:Mbrojtja e Dajtit, raporti: Dëme nga prerja e pemëve dhe ndërtimet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ekspertem shehuleje ndertimiPastrim parashqeveriaskema

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Berisha: Kërkojnë të varrosin Dibrën me Skavicën, i pret ndëshkimi

Berisha: Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com