GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit ngre në këmbë banorët: Kryetari të mbrojë interesat tona

12:40 - 22/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit ngre në këmbë banorët: Kryetari të mbrojë interesat tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fshati Madhesh, i Njësisë administrative në Ulëz të Matit, është një bukuri natyrore që ndodhet në pjesën e vargmaleve të Skënderbeut, teksa rrezikon të dëmtohet nga ndërtimi i një hidrocentrali.

Banorët e këtij fshati protestuan këtë të hënë, kundër ndërtimit të këtij HEC-i, ndërsa kërkojnë që ky projekt të mos ndërtohet pasi prek jetën e tyre të përditshme dhe të ardhmen e brezave në këtë zonë.

HEC-i Madhesh ka si qëllim shfrytëzimin e burimeve ujore për energji elektrike, teksa do të fusë në tuba rrjedhën e Lunresë, në Madhesh, qarku Dibër.

Lumi vjen prej Gurrës së Skënderbeut dhe derdhet në liqenin e Shkopetit, ndaj dhe banorët janë ngritur në proteste paqësore duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e hidrocentralit që sipas tyre do të dëmtojë natyrën dhe do të lërë pa ujë të pijshëm zonën.

Me pankarta në duar i madh e i vogël i fshatit Madhesh, kërkojnë që kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj të mbrojë interesat e banorëve dhe bukuritë natyrore të zonës.

Sipas banorëve HEC-i do të ndërtohet nga subjekti privat i quajtur “A.R.M-Albania sh.p.k”, me administrator Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj.

Duke qenë se pas këtij projekti qëndron kryetari i bashkisë dhe vëllai i tij, banorët e fshatit Madhesh kërkojnë që HEC-i të mos ndërtohet, ndërsa i bëjnë apel Malajt të mos vrasë interesat e tyre.

Mesazhi i banorëve në redaksinë tonë:

“Pershendetje. Diten e Hene Dt. 22. 08. 2022. Ora 10:00, Baoret e fshatit Madhesh, Njesia Administrative Ulez, bashkia Mat, te mbeshtetur dhe nga Org: Mjedisore Lokale te zones. Organizuan proteste paqesore, ne vendin e quajtur Sektori C, ne kundershtim te ndertimit te HEC-it Madhesh, i cili cenon katerciperisht interesat e ketyre banoreve, tashme te vertetuara dhe me studimet e fundit te eksperteve perkates ate mjedisore, ligjore dhe biolog te shoqeruar me raportet e vleresimit perkates dhe te realizuar ne kuader te projektit “Angazhim Komunitare per Mbrotjen e Burimeve Ujore te Fshatit Madhesh Bashkia Mat”./JOQ

Etiketa: HEC-eKryesore1Matiproteste

Lajme të lidhura

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri)

11:02 - 30/12/25
Dy rinj marrin në makinë të miturin në Lezhë dhe e nxjerrin live në Tik Tok duke e ngacmuar s*eksualisht
Aktualitet

Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para

10:54 - 30/12/25
Sekuestrimi i pronës në Shkodër, kush është pronari që “deklaroi” veten të vdekur
Aktualitet

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri)

10:40 - 30/12/25
Para
Tender 1 miliard lekë për ushqimin e ushtarëve në Vlorë, Shpresa Joanidhi e fiton pa garë  

Tender 1 miliard lekë për ushqimin e ushtarëve në Vlorë, Shpresa Joanidhi e fiton pa garë  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri)

11:02 - 30/12/25

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të...

Lexo më shumë
Dy rinj marrin në makinë të miturin në Lezhë dhe e nxjerrin live në Tik Tok duke e ngacmuar s*eksualisht

Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para

10:54 - 30/12/25
Sekuestrimi i pronës në Shkodër, kush është pronari që “deklaroi” veten të vdekur

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri)

10:40 - 30/12/25
Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane?

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane?

10:15 - 30/12/25
Kujdes nga këto mesazhe në WhatsApp, apeli i Policisë: Synohet marrja e kontrollit të llogarisë

Kujdes nga këto mesazhe në WhatsApp, apeli i Policisë: Synohet marrja e kontrollit të llogarisë

09:57 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com