GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës! Nisin punimet, largohen shinat e vjetra

08:30 - 09/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës! Nisin punimet, largohen shinat e vjetra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës kanë nisur pak ditë më parë në terren ku kompania zbatuese e projektit ka filluar me largimin e shinave të vjetra dhe traversave të amortizuara. Në terren është vendosur sinjalistika e punimeve dhe kujdesit që duhet të tregojnë qytetarët (shih foto, punimet në fillim të zonës së Laknasit). Nisja e këtyre punimeve vjen pas miratimit të vendimit që jepte lejen e ndërtimit që kaloi në Këshillin kombëtar të Territorit në datë 21 tetor. Ky vendim parashikonte dhënien “Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë me një ofertë 69.7 milionë euro.

Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë me një gjatësi totale prej mbi 35km.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët./ MONITOR

Etiketa: hekurudhendertim

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Arrihet marrëveshja për drejtimin në Kumanovë

Arrihet marrëveshja për drejtimin në Kumanovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com