GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtoi urë për të motrën/ PD: Kryebashkiakja e Tropojës të japë dorëheqjen, të nisë hetimi!

11:13 - 08/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtoi urë për të motrën/ PD: Kryebashkiakja e Tropojës të japë dorëheqjen, të nisë hetimi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme lidhur me denoncimin e publikuar nga emisionit “Piranjat”, ku kryebashkiakja në detyrë e Tropojës, Zyra Islamaj ndërtoi një urë me lekët e taksapaguesve për të motrën e saj.

Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës. Ky do të ishte momenti ideal që Zyra Islamaj, të ndërhynte tek ndërtuesi Rrok Gega, për të ngritur një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës.

Për këtë, zyrtarja e lartë e bashkisë do të ngarkonte, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj dhe të ndiqte punimet, si dhe të insistonte tek ndërtuesi që ura të ndërtohej sa më shpejt. Sapo, Demiraj kupton se diçka nuk shkonte, vendos të përballet me kryetaren në detyrë dhe e refuzoi.

Por, pas refuzimit nga ana e tij, nisi një ”hakmarrje” nga Islamaj, duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 120 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se ai kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe është në prag pensoni.

Zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se përfshirjen e Zyra Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”.

Deklarata e Vangjelit:

Pak ditë më parë emisioni investigativ “Piranjat” denoncoi Bashkinë Tropojë për skandalin lidhur me tenderin me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë”.

Znj. Islamaj e cila është përgjegjëse për drejtimin dhe administrimin e bashkisë, pas masës së sigurisë të vendosur nga SPAK për kryetarin gjithashtu të denoncuar nga PD z.Rexh Byberi, njëherësh në cilësinë e personit përgjegjës për këtë prokurim, duket se ka vijuar me favorizimin e familjarëve duke urdhëruar ndërtimin e një ure … për motrën e saj.  Ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.

Për këtë, znj. Islamaj detyroi, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj, të ndiqte punimet, si dhe të këmbëngulte tek ndërtuesi që ura të përfundonte sa më shpejt.

Mirëpo Demiraj refuzoi të përfshihej në shkeljen e ligjit duke qenë se ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë pjesë e procedurës së prokurimit.

Për këtë refuzim kryetarja në detyrë do të ”hakmarrej” ndaj Agim Demiraj duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 20 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe në prag pensoni.

Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”.

Kështu janë mësuar zyrtarët e Edi Ramës sipas sloganit “ne ecim para” duke perceptuar detyrën dhe asetet shtetërore si personale dhe familjare, duke urdhëruar përfitime në shkelje flagrante të ligjit, e për të gjithë ata që nuk i binden ka penalitete….

Kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë të japë dorëheqjen menjëherë dhe dhe të nisin procedurat hetimore nga oganet përkatëse.

 

 

Etiketa: kryebashkiakeKryesore1Tropojeure

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Drejtoria Detare: Pritet moti i keq në 3 ditët në vijim!

Era e fortë pengon tragetin Brindisi-Vlorë të ankorohet, mjetet e peshkimit pezullojnë punën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com