GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndërtuesit, akuza ndaj Veliajt: Nuk na jep leje, nëse nuk kemi pakt me inceneratorin

16:12 - 15/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtuesit, akuza ndaj Veliajt: Nuk na jep leje, nëse nuk kemi pakt me inceneratorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të tjera të rënda kanë zbardhur dëshmitarët sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.  Luigj Aleksi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve denoncoi ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkisë Tiranë, duke thënë se ajo i detyron ata si ndërtues të bëjnë marrëveshje me inceneratorin, duke theksuar se ky është kusht nëse ata duan të marrin lejen e ndërtimit. Ai sqaroi më tutje se, ata duhet të kenë marrëveshje me inceneratorin në Sharrë për depozitimin e dherave.

“Në katalogun e mbetjeve, ky aneks, parashikon që kjo direktivë Europiane përcakton masat. Në lidhje me menaxhimin e dheut si mbetje, nuk parashikon asnjë detyrim për ta depozituar në landfill apo për ta trajtuar atë. Përjashtohet nga fushë veprimi toka e pa kontaminuar dhe materiale të tjera. Ky është fakti, kjo është esenca. Në një kohë, që ne çdo metër kub dhe që çojmë në landfill detyrohemi ta paguajmë si mbetje, dhe t’i japim pronarit të landfillit edhe një taksë.

Taksa varion dhe miratohet me vendim të këshillit bashkiak. Luhatet nga 350 lekë për ton, ndërkohë që ky dhe është lëndë e parë për landfillin, ai e pasuron dhe jo e helmon. Që në 2018 që doli ky problem i kërkuam bashkisë takim, kemi marrë një përgjigje që bënin të paditurin dhe nuk na kanë treguar, na thanë jemi si ju klientë, ndërkohë ata miratojnë çmimin na detyrojnë të shkojmë të bëjmë marrëveshje me landfillin. Në 2018 i kemi shkuar edhe ministrisë së Turizmit dhe Gjiknurit dhe Sonila Qatos për sipërmarrjen dhe kjo nuk është korrigjuar”, u shpreh Aleksi.

 

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Si ju detyron ju bashkia të shkoni te koncesionari?

Luigj Aleksi: Nuk jep lejen e ndërtimit pa kryer marrëveshjen me inceneratorin.

Jorida Tabaku: Bashkia ju bën presion?

Luigj Aleksi: Thotë do të bëni marrëveshjen me inceneratorin se do të paguani taksën. Nuk kemi asnjë akt zyrtar.

 

Ndërtuesit i kanë kërkuar bashkisë 4 vende depozitimi. Pastaj pse duhet ti pagua taksë sikur është mbetje? Nuk është mbetje. Përse koncesionari duhet të përfitojë padrejtësisht para nga një mall kur nuk është mbetje, por mall. Këtë konstatojmë ne. Ky shërbim i bashkisë që detyron ndërtuesit. Ndërtimet nuk janë vetëm private. Ne ndërtojmë edhe për publikun. Çfarë ndodh me fondet? Nuk i merr ndërtuesi. Do ti paguajë buxheti i shtetit

Etiketa: akuzaErion VeliajinceneratorKomisionKryesore1ndertues

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
“Fituesi i BBVIP është…”, Edi Rama do të zëvendësojë Arbana Osmanin

“Fituesi i BBVIP është...”, Edi Rama do të zëvendësojë Arbana Osmanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com