GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndeshja/ Balla takim me drejtuesit e Policisë dhe FSHF: Asnjë tolerim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndeshja/ Balla takim me drejtuesit e Policisë dhe FSHF: Asnjë tolerim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në fokus të takimit ishin masat për mbarëvajtjen e ndeshjes së rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

Ministri Balla kërkoi të mos ketë asnjë tolerim që mund të cënojë sigurinë e ndeshjes.

“Janë disa problematika që duhet t’i ndajmë me publikun, duke nisur nga kontrolli i biletave që do të bëhet pa hyrë në stadium, kur bëhet kontrolli fizik edhe kontrolli me pajisje e cila verifikon vlefshmërinë e biletës. Policia ka marrë masat për të luftuar falsifikimin e biletave dhe kushdo që do tentojë do të ndiqet nga policia dhe prokuroria. Nisur nga ndeshja me Poloninë, Federata ka marrë vendime për të penguar disa persona të hyjnë në stadium, identitetet e tyre janë publike. K

ëto shembuj do të ndiqen dhe për ndeshjet e tjera sportive në vend. Nga FSHF na duhet që për personat që ka vendim gjykate, të përjashtohen nga eventet sportive.
Dua të jem i qartë me sportdashësit dhe tifo-grupet, nuk do të tolerohen raste dhune dhe masat do të jenë drastike. Jemi duke studiuar që Policia të rimarrë sigurinë për ndeshjet e mëdha, për mbarëvajtjen e tyre në bashkëpunim me FSHF. Për të gjithë sportdashësit dua të përsëris thirrjen për të mos tentuar të hyjnë me lëndë piroteknike, të cilat sjellin dëmtime të imazhit të vendit. Të rritim vigjilencën para ndeshjes dhe gjatë kontrolleve.

Do të kemi një numër rekord punonjësish policie të angazhuar për sigurinë publike. Kërkoj mirëkuptimin e gjithë tifozëve, qytetarëve dhe atyre që vijnë nga jashtë Shqipërisë, si Presheva, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, apo dhe diaspora, të kuptojnë që mbërritja në stadium të mos jetë orën e fundit, por të jetë e shtrirë në 3 orët që paraprinë eventin për të bërë verifikimet e duhura. Jam shumë i sigurt që do shkojë mirë”, nënvizoi ministri në takim.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit informoi mbi masat e detajuara, duke nisur nga kontrolli i ambienteve të brendshme të stadiumit. Policia do të marrë nën kontroll dyert e emergjencave.
Kreu i FSHF Duka u shpreh se qoftë policia apo Federata nuk mund t’ja dalë pa bashkëpunimin e atyre që do jenë në stadium.
“Uroj të jetë festë me rezultat”, theksoi Duka, duke falënderuar ministrin Balla dhe drejtuesit e Policisë.
Ministri tha se edhe nëse ka një rast, me flakadan në stadium publiku duhet të kuptojë se ndeshja e radhës në 20 nëntor, do zhvillohet në gjysmë apo fare pa tifozë.
“Kush do që t’i bëjë dëm Kombëtares Kuqezi, do jetë ai që vjen me flakadan, ndaj ne do jemi të përgatitur që të reagojmë fort. Nuk mund të dëmtojmë ëndrrën për të shkuar për herë të dytë në Europian me veprime keqdashëse, sepse ato veprime nuk janë më tifozeri, por veprime keqdashëse”, ishte mesazhi i ministrit Balla.
Etiketa: Ermando DukafshfKryesore1ndeshjaShqipri-ÇekiTaulant Balla

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
Para
Portieri i Skënderbeut e “tepron”, poston foto ‘hot’ me të dashurën

Portieri i Skënderbeut e "tepron", poston foto 'hot' me të dashurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e...

Lexo më shumë
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com