GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç dhe flakët u përhapën edhe në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari Aderjan Bojkoj

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç dhe flakët u përhapën edhe në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari Aderjan Bojkoj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Himarës ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç.

Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies dhe u bë arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, i cili u përhap deri në territorin e fshatit Vranisht, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

 

Etiketa: arrest 25 vjecaritTerbacVranishtZjarr

Lajme të lidhura

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë
Aktualitet

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Para
“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26

Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton...

Lexo më shumë
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com