GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në lidhje me pasurinë e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ajo, sipas tij, mund të arrijë në miliarda euro.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se asnjë zyrtar me pagën që merr nga shteti nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti të ri pa marrë kredi

“Unë ju garantoj ju që me rrogë, asnjë zyrtar, përfshi presidentin apo kryeministrin, nuk mund të blejë një apartament, pa marrë kredi. Nuk e blen dot një apartament të ri. Këta vijnë dhe bëhen me qindra apartamente”, u shpreh ai.

I pyetur konkretisht për pasurinë e Edi Ramës, Berisha deklaroi se ajo, sipas tij, nuk mund të jetë në nivelin e qindra milionë eurove, por arrin në miliarda.

“Pra, sa janë të Edi Ramës? Pa asnjë dyshim janë miliarda, jo qindra milionë”, tha kreu i PD-së.  “A mund ta imagjinoni tani ju, që ata jo janë dhjetëfishuar, po mund të jenë pesë-dhjetëfishuar. Pasurinë e tij askush s’mund ta llogarisë. As ato 300 apartamente të Lubisë, ato janë kafe krahasuar me apartamentet dhe me pronat e tij”, deklaroi Berisha.

Pyetje: Agasi orë 350 mijë euro, Balluku 300 apartamente, Ermal Beqiri kështjellë. Pyetja është, sa pasuri ka Edi Rama?

Sali Berisha: Do shtoja këtu në listën e këtyre, doli së fundi me nëntë shtëpi Mirela Kumbaro. Nëntë shtëpi me rrogë.  Pra, kurrë ndonjëherë ky komb nuk është vjedhur si në këtë periudhë. Kurrë.

Unë ju garantoj ju që me rrogë, asnjë zyrtar, përfshi presidentin apo kryeministrin, nuk mund të blejë një apartament, pa marrë kredi. Nuk e blen dot një apartament të ri.  Këta vijnë dhe bëhen me qindra apartamente.

Pra, sa janë të Edi Ramës? Pa asnjë dyshim janë miliarda, jo qindra milionë.  I nderuar zotëri, në vitin 2014, OSBE-ja rrodhi një raport, u kujtohet besoj, në të cilin shkruhej se Edi Rama ka në kontot e tij offshore 200 milionë euro, që i kishte bërë si kryetar bashkie.

A mund ta imagjinoni tani ju, që ata jo janë dhjetëfishuar, po mund të jenë pesë-dhjetëfishuar. Pasurinë e tij askush s’mund ta llogarisë.  Do t’ju jap një shembull tjetër. Nuk e di a i lexove ti përgjimet telefonike të Ermir Ndreut apo Cincos. Çfarë thoshte ai? Ky ishte njëri prej dhjetëra grupeve.

Çfarë thoshte ky? I thoshte atij në telefon: ‘Kemi 30 milionë euro që duhet t’u japim rrugë, duhet t’i investojmë, dhe këtu pjesë është dhe kryeministri.’  Kur ishte kjo? Në vitin 2021. Po nga viti 2021 e gjer sot, ky i ka dhënë me mijëra leje dhe është aksioner… As ato 300 apartamente të Lubisë, ato janë kafe krahasuar me apartamentet dhe me pronat e tij.

Pra, edhe asnjë njeri nuk mund të thotë se sa është pasuria e Edi Ramës. E vetmja gjë që mund të themi, dhe do jetë çështje madhore elektorale, krijimi qoftë edhe me referendum popullor, me votë, krijimi i një agjencie të gjithëfuqishme për të hetuar të gjitha pasuritë e krimit, të fshehura të qeveritarëve, zyrtarëve, narkotrafikantëve dhe narkobiznesmenëve të çdo gjëje të paligjshme. Shqipëria e ka jetike këtë proces. Ndaj dhe ne qëndrojmë të vendosur në krijimin e kësaj agjencie.

Etiketa: berishaKryesore1Miliarda europasuriaRama

Lajme të lidhura

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Para
Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke...

Lexo më shumë
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com