GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndihmoi të vëllanë pas akuzave për ngacmim seksual, CNN merr masa ndaj Chris Cuomo

08:16 - 01/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndihmoi të vëllanë pas akuzave për ngacmim seksual, CNN merr masa ndaj Chris Cuomo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti televiziv CNN tha të martën se po pezullon për një afat të pacaktuar gazetarin Chris Cuomo pasi dolën në pah detaje se ai kishte ndihmuar vëllanë e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai përballej me akuzat për ngacmim seksual.

CNN tha se dokumentet e lëshuara nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut tregonin për një rol më të madh të tij në ndihmë të të vëllait nga sa ishte në dijeni televizioni më parë.

“Si rezultat i kësaj, ne e kemi pezulluar Chris-in për një afat të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm,” tha rrjeti televiziv.

Gazetari i CNN-it kishte kërkuar informacion nga disa burime mbi akuzueset e vëllait të tij dhe ia kishte kaluar informacionin personelit të guvernatorit, si edhe kishte qenë aktiv në hartimin e përgjigjeve ndaj akuzave, sipas e-maileve dhe një transkripti të dëshmisë së tij përpara hetuesve që punojnë për Prokuroren e Përgjithshme të shtetit, Letitia James.

Cuomo e kishte pranuar më parë se kishte folur me vëllanë e tij dhe e kishte këshilluar kur guvernatori u përball me akuzat për ngacmim që çuan në dorëheqjen e tij. Por informacioni i publikuar më 29 nëntor zbuloi shumë më tepër detaje rreth asaj që ai kishte bërë.

Andrew Cuomo dha dorëheqjen në gusht për t’iu shmangur një gjyqi të mundshëm për shkarkimin e tij, pasi një hetim i udhëhequr nga zyra e zonjës James zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Programi i Cuomo, që transmetohet në orën 21:00 me orën lokale të Nju Jorkut nga e hëna deri të premten, është shpesh emisioni më i ndjekur i ditës në CNN.
Chris Cuomo e kishte intervistuar vëllanë e tij Andrew disa herë në emisionin e tij gjatë dy muajve të parë të epidemisë së COVID-19. Intervistat ishin shumë të ndjekura nga shikuesit, megjithëse shkelnin politikën e CNN-it që Cuomo nuk duhej të raportonte për vëllanë e tij.

Chris Cuomo ishte konsultuar shpesh me ndihmësit e vëllait kur Andrew po përballej me akuzat majin e kaluar dhe ndonjëherë nuk pajtohej me këshillat e tyre. Ai ka thënë se nuk kishte bërë asgjë për të ndikuar tek mbulimi i ngjarjes nga rrjeti i CNN.

Etiketa: Chris CuomoCNN

Lajme të lidhura

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Para
Mevlani tha se nuk është vëllai i tij, reagon Artani: Pranoj të tërhiqem

Mevlani tha se nuk është vëllai i tij, reagon Artani: Pranoj të tërhiqem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26

Në ambientet e Kryeministrisë është zhvilluar mbledhja e radhës së qeverisë. Pas mbledhjes Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj,...

Lexo më shumë
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26
BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com