GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Ndodh edhe kjo! Fshesat robotike fyejnë pronarët e tyre

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndodh edhe kjo! Fshesat robotike fyejnë pronarët e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fshesat e kompanisë Ecovacs me sa duket janë mjaft të lehta për t’u hakuar. Kompania kineze ka një histori të gjatë të shkeljeve të sigurisë që lejojnë njerëzit me qëllime të këqija që të bëjnë çfarë të duan me pronarët e produkteve që ata prodhojnë. Një ndër to është edhe spiunimi i pronarëve me kamerën që ka fshesa.

Sipas mediave të huaja, produktet e Ecovacs u hakuan në shumë shtete të SHBA-së. Sado e çuditshme që të duket, fshesat me korrent filluan që të shanin “pronarët”. Problemi është pikasur tek modeli “Deebot X2” të Ecovacs. Hakerët fituan kontrollin e pajisjeve dhe përdorën altoparlantët për të thënë atë që u vinte ndërmend.

Një avokat nga Minesota i quajtur Daniel Swenson tregoi se ishte duke parë televizor kur dëgjoi disa zhurma të çuditshme që vinin nga fshesa e tij. Këto zhurma ishin thirrje raciste. Ka pasur raporte të shumta për incidente të ngjashme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në të njëjtën kohë. Në Los Angelos, fshesa filloi që të ndiqte qenin e shtëpisë.

Sulmet me sa duket janë mjaft të lehta për t’u kryer falë disa dobësive të njohura të sigurisë në Ecovacs.

Një çift studiuesish të sigurisë kibernetike publikuan një raport mbi Ecovacs duke detajuar të metat e shumta të sigurisë së markës në fillim të këtij viti. Kompania, me sa duket, nuk i ka adresuar ende të gjitha çështjet, madje as nuk e besojnë që fshesat e tyre mund të hakerohen.

Pavarësisht ofendimeve, Swenson ishte i kënaqur që hakerat e shanë, pasi kështu kishte marrë masa.

“Ata mund të na shikonin përmes kamerës së tij robotike dhe të dëgjonin përmes mikrofonit atë që ne po thoshim pa e ditur ne. Ishte tronditëse,“- tha ai.

Etiketa: Fshesat robotike

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
“Vampiri i Amazonës”/ Gruaja që u shndërrua në legjendë

“Vampiri i Amazonës”/ Gruaja që u shndërrua në legjendë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26

26 ditë qëndresë numërojnë protestuesit në Divjakë, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste,...

Lexo më shumë
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com