GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndodh në Fier/10 raste të rënda në spital nga pickimi i merimangës, mjekët: Janë bërë toksike nga vapa

09:12 - 09/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndodh në Fier/10 raste të rënda në spital nga pickimi i merimangës, mjekët: Janë bërë toksike nga vapa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stina e verës ka sjellë përveç temperaturave te larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Mësohet se vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier jane paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nepërkës.

Sipas mjekut toksikolog, Lulëzim Banushaj, në spitalin Rajonal Fier në një periudhë gati dy javore janë paraqitur 10 raste nga pickimet nga merimanga dhe 5 raste të kafshuar nga nepërka dhe gjarpri duke e çuar në total në 15 numrin e pacienteve të cilët janë paraqitur në gjendje të rëndë.

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës.

“Sivjet ka më tepër raste, sidomos me merimangë. Kemi pasur rreth 10 raste me merimangë. Merimanga të ndryshme, por të rënda për arsye të vapës dhe të thatësirës merimangat janë bërë shumë toksike. Duhet thënë dhe sensibilizuar që merimanga është më helmuese se zvarranikët. Vijnë në gjendje shoku toksik, pa puls, pa tension, me dhimbje shumë të forta të gjoksit dhe dhimbje muskulare-skeletike. Kryesisht dhimbje të forta mesi dhe eksternaliteteve inferiore. Në spitalin e Fierit nuk ka pasur humbje jete, por raste të rënda nuk ka pasur. Kryesisht ndodhin gjatë punëve bujqësore, në kopshte personale ose në ara dhe duke mos zbatuar rregullat e sigurimit që edhe i kemi porositur të ruhen”, tha mjeku Banushaj

Etiketa: merimangapickimi

Lajme të lidhura

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26
Para
Porosia e Ramës/ Pas Sarandës Veliu “shënjestron” drejtorinë e Korçës, vendos zv.drejtor të ri

Porosia e Ramës/ Pas Sarandës Veliu "shënjestron" drejtorinë e Korçës, vendos zv.drejtor të ri

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com