GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndoka: Memet negative për mua e kanë burimin te PS dhe Basha

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndoka akuzon Alibeajn: I ka dorëzuar Ramës listën e komisionerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shpeshherë është në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij plot humor në studiot televizive apo në Parlament.

I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Nard Ndoka, tregon si është ndjerë fillimisht kur deklaratat e tij nisën të bëheshin meme.

Ndoka thotë se në fillim krijohet shqetësim pasi jo të gjitha memet të cilat i referohen atij, janë citime të vërteta të dala nga deklaratat e kryedemokristianit, por që me kalimin e kohës shton se i ka përdorur në favor të tij.

Katerina Trungu: A ju vjen keq kur njerëzit përdorin emrin tuaj pasi thonë “citat Nard Ndoka” pasi thonë një batutë të kësaj natyre?

Nard Ndoka: Në fillim po, krijon një lloj shqetësimi që perceptohet tek njerëzit “e ke thënë apo nuk e ke thënë”. E marrin të mirëqenë. Mua edhe deputetë në Parlament e gjykonin se mund ta kem thënë unë njërën prej tyre. Janë disa personazhe që merren vetëm me kundërshtarin. Prej këtyre, në fillim më kanë ardhur nga PS. Aty ka qenë edhe zanafilla e memeve negative për të më sulmuar, për të më bërë qesharakë, për të baltosur. Të njëjtën gjë bëri edhe Lulzim Basha, mori një kopje të shëmtuar. Edhe sot janë disa emra të njohur publikë që paguhen nga Basha për të baltosur kundërshtarin.

Unë, për fatin e keq kam rënë pre e 2 palëve, edhe kundërshtar me PD-në, edhe me PS-në. Unë jam përpjekur ta moderoj këtë realitet, sepse nëse i sulmon, kthehet në “boomerang”. Unë i kam përdorur në shumicën e herëve. Edhe stili im ky ka qenë, humori, sarkazma, me mesazhet e shkurtra në Facebook, në Twitter, çfarë e ka shqetësuar edhe Edi Ramën që i përmendte disa herë në Parlament shprehjet e mia. E shigjetoj aty ku ai ka dobësi sepse ai është përpjekur në mënyrë artificiale që të bëjë shakatorin. Rama nuk e ka dhunti humorin, e bën në mënyrë të sforcuar, nuk e ka në ADN. Edhe në Itali bëri në gafë të madhe, bëri një batutë që e kishte lexuar në rrjetet sociale për Putinin, la kokrrën e namit. /Tv Klan/

Etiketa: BASHAmemeNdokaPS

Lajme të lidhura

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Para
Nuk përmbahet Sula: Njëri e nxjerr në tavolinë, tjetri ka qejf…

Sula: Berisha i lënduar, ja pse Bardhi u nda nga Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar me një mesazh të fortë politik pas zhvillimeve në Serbi, duke...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com