GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndreu i kënaqur me fitoren ndaj Egnatias: Në janar duhen përforcime

16:55 - 12/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndreu i kënaqur me fitoren ndaj Egnatias: Në janar duhen përforcime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kastrioti ia doli të fitonte 3 pikë në duelin e mbijetesës përballë Egatias me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë krutanët ndodhen sërish në vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara në total.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Ramadan Ndreu, i cili u shpreh i kënaqur me fitoren. Ai bëri gjithashtu me dije se në merkaton e janarit do të ketë ndërhyrje dhe u shpreh se nëse konkretizohen 3-4 lojtarët me të cilët janë në bisedime, do t’i shërbejnë skuadrës.

“Ndeshjet e fundit kemi pas shumë mungesa. Tirana, Partizani kanë investuar shumë dhe ne nuk mund të afrohemi me ta. Nëse ndeshja e sotme do të dilte barazim, do të kishim probleme.

Jam i kënaqur me fitoren, Ajazi shënoi, u zhbllokua dhe jam i kënaqur me të sepse punon dhe stërvitet shumë. Puna jonë e vazhdueshme është ana psikologjike dhe shpirtin e garës e kemi treguar në fushë. Për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut do të shkojmë në Korçë për të dhënë më të mirën dhe maksimumin dhe pse jo për tre pikë.

Në pjesën e dytë tentuam më shumë ndërsa në të parë vuajtëm pak. Kjo vjen edhe nga tensioni që nuk krijuam atë që duam. Hysenin në të ardhmen në ndryshim nga sot do ta vendos në mesfushë dhe Kodrën në mbrojtje dhe ky i fundit ka fituar shumë besim dhe punon shumë.

Pjesët e dyta të tonat janë më të freskëta, ajo që na ka munguar gjithmonë është finalizimi i fundit për gol. Kemi biseduar me presidentin dhe stafin që duhet të ndërhyjmë në merkato.

Kemi piketuar disa në çdo repart. Merkato e janarit është e varfër edhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, ne kemi nevojë për merkato. Besoj se me këto 3-4 lojtarë që jemi në bisedime nëse konkretizohen do të na shërbejnë”, deklaroi Ndreu.

Etiketa: kastriotiNdreuSuperliga

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Pamje me dron nga përmbytja sot

Pamje me dron nga përmbytja sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com