GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ndreu i pakënaqur me Ramën, i prishi lokalin e vëllait në Tiranë: Nuk të lë të ushtrosh kompetencën, aksioni në Theth…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndreu i pakënaqur me Ramën, i prishi lokalin e vëllait në Tiranë: Nuk të lë të ushtrosh kompetencën, aksioni në Theth…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, sezonin turistik në qytetin që ai qeveris, shkarkimet e nënkryetarëve, drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative në bashkitë e vendit, si dhe rezultatin historik që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e 11 majit.

Ndreu theksoi dakordësinë e tij për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke treguar publikisht se subjekti i parë që u prek ishte vëllai i tij, që zotëronte një lokal në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

“Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim”,- tha Ndreu.

Shembja e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, për Ndreun është një vendim i përligjur e qeverisë, por mendon se koha që duhej të zhvillohej do të ishte më e duhur ajo pas sezonit turistik.

“Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri. Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”,- tha Ndreu.

 

Numri një i qeverisë “shkundi” pushtetin lokal nga Vlora, ku nisi me shkarkimin e 27 drejtorëve të Bashkisë, dhe më pas, me të njëjtin vrull kërkoi edhe nga bashkitë e tjera të vendit “pastrimin” e organikës drejtuese përfshirë nënkryetarët dhe krerët e njësive administrative. Kryebashkiaku i Lezhës tha se kjo “reformë” e Ramës nuk është ndërhyrje në pushtetin lokal, por ka si qëllim përmirësimin e qeverisjen vendore.

“Rama të lërë të gjithë hapësirën e nevojshme që të ushtrosh kompetencën tënde. Askujt, as edhe një kryetari bashkie, nuk i thotë pse e keni marrë këtë në punë apo pse e ke marrë këtë se është i djathtë apo… Për hir të kësaj sjellje ai kërkon faturën, që fatura është puna. Do që t’i dalësh për zot territorit. Në Lezhë po vlerësojmë, po bëjmë vlerësimin njëherë. 2 nënkryetarë sapo i kam ndërruar. Njëra ka 3 muaj, tjetri ka 6-7 muaj. Janë sapo të ndërruar. Shumica e administratorëve janë të ndryshuar brenda një viti”,- tha Ndreu.

Kreu i pushtetit vendor në Lezhë tha se kryeministri kërkon vetëm që t’i “heqësh dhimbjen e kokës” për qeverisjen e bashkive, dhe për mënyrën se si të arrihet kjo, ai nuk vendos asnjë kufizim për kryebashkiakët, mjafton që puna të bëhet mirë.

Pjerin Ndreu, tha se deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.

“Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive. Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu. /Report TV

Etiketa: Kryesore1Pjerin Ndreu

Lajme të lidhura

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë
Aktualitet

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz
Aktualitet

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra
Aktualitet

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

12:57 - 30/09/26
Para
Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, 150 ha të djegura! Shuhet vatra e fundit në Drenovë

Vazhdon zjarri tek Liqenet e Lurës, 150 ha të djegura! Shuhet vatra e fundit në Drenovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë
Aktualitet

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga përfundoi shtetasi E.K, 49...

Lexo më shumë
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

13:12 - 30/09/26
Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

12:57 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com