GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndryshime në formatin e Champions League, ja çfarë pritet të ndodhë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshime në formatin e Champions League, ja çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA revolucionon formatin e Ligës së Kampionëve, që do të ndryshojë duke nisur nga sezoni 2024/25. Do të jenë një sërë të rejash në këtë kompeticion dhe nuk bëhet fjalë vetëm për numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve, që do të kalojë nga 32 në 36 skuadra.

Kalendari i ndeshjeve do të jetë ndryshe, por edhe procesi i kualifikimit, që do të ketë 2 vende shtesë për vendet me renditjen më të mirë. U tha që do të kalohet nga 32 në 36 skuadra në fazën finale të Ligës së Kampionëve. Katër vendet që shtohen do të përcaktohen në këtë mënyrë; një vend do të jetë për federatën që është në vendin e pestë të renditjes UEFA, një për fituesen e kampionatit të vendeve që nuk janë në pozicionet më të larta, ndërsa dy të tjerat për federatat që do të kenë rezultatin më të mirë të përgjithshëm në sezonin paraardhës.

Do të jenë 36 skuadra, por që nuk do të ndahen në grupe, por do të jetë një grup unik, siç po ndodh prej vitesh në Euroleague në basketboll, që do të thotë se formati i ri është konceptuar si një kampionat i mirëfilltë. Është e vështirë të parashikosh një Champions me 35 javë, kështu që skuadrat nuk do të përballen të gjitha me njëra-tjetër, por çdo skuadër do të ketë të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë në vazo dhe për të cilat do të hidhet short.

Do të rritet edhe numri i ndeshjeve të garantuara nga 6 në 8, 4 në shtëpi dhe 4 në transfertë. Për sa i përket kalendarit, UEFA ka konfirmuar se nuk janë parashikuar ndeshje në fundjava deri në finalen e kompeticionit, duke respektuar në këtë mënyrë kalendarin e kampionateve kombëtare dhe ato do të vazhdojnë të jenë në mesjavë. Liga e Kampionëve me formatin e ri do të nisë në mesin e shtatorit dhe do të mbyllet në mesin e janarit, kur do të luhen dy raundet e fundit.

Të reja ka edhe për sa i përket Europa dhe Conference Leage dhe bëhet fjalë për javën ekskluzive ku do të luhen ndeshjet e vetëm një komperticioni, që do të shpërndahen ditëve të marta, të mërkura dhe të enjte me oraret e konfirmuara 18:45 dhe 21:00.

Me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, 8 skuadrat e para kalojnë direkt në 1/8 e finaleve. Ekipet nga vendi 9 deri në të 24 do të luajnë ndeshje “play off”-i me sistem vajtje-ardhje për të kaluar në 1/8 e finaleve. Skuadrat nga vendi 25 e poshtë do të eliminohen, pra nuk do të ketë rënie të tyre në kompeticionet më inferiore.

Etiketa: Champions League

Lajme të lidhura

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!
Sport

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26
Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Para
A do e dorëzoni mandatin vullnetarisht? Ja ç’thotë Ahmetaj

A do e dorëzoni mandatin vullnetarisht? Ja ç’thotë Ahmetaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet...

Lexo më shumë
SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

12:42 - 09/11/26
Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com