GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshime në Polici, Ervin Hodaj emërohet Drejtor i Krimeve të Rënda. Ja kush e zëvendëson në Shkodër

21:05 - 11/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshime në Polici, Ervin Hodaj emërohet Drejtor i Krimeve të Rënda. Ja kush e zëvendëson në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Ervin Hodaj, drejtor i Policisë në Qarkun e Shkodrës ka marrë detyrën e Drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërkohë që në vend të tij në Shkodër është emëruar Edmond Sulaj. Ky i fundit ka mbajtur pozicionin ku është emëruar Hodaj, duke bërë kështu një rrokadë në rradhët e uniformave blu.

Hodaj mori drejtimin e Policisë së Shkodrës rreth 10 muaj më parë, ndërsa duke se ka përmbushur me sukses disa nga misionet kryesore në rolin drejtues të një prej qarqeve më problematike në vend.

Si drejtor i Policisë së Shkodrës, Hodaj mbahet mend për heqjen e kamerave të vendosura në çdo cep të qytetit nga grupet kriminale, që dukej se kontrollonin territorin në të gjithë hapësirën.

Në atë periudhë raportohej zyrtarisht për heqjen e disa qindra kamerave nga ato më të thjeshtat te më të sofistikuarat, të vendosura privatisht, por që ishin një “aset” i grupeve kriminale.

Gjithashtu Hodaj është vlerësuar për drejtimin e operacioneve anti-kanabis në një nga zonat që konsiderohej si hambari i kultivimit të bimëve narkotike.

Janë me mijëra bimë kanabisi që janë asgjësuar në territorin e Qarkut, ndërkohë që shumica e tyre kultivohej në zonat e thella, pothuajse larg syrit dhe vëmendjes të çdo strukture.

Nëse i referohemi statistikave zyrtare, në 9 muaj Shkodra ka pasur një ulje domethënëse të veprave penale kundër personit, konkretisht kanë ndodhur 5 vrasje në krahasim me 9 vrasje të ndodhura gjatë 9-mujorit të vitit 2022, si dhe 3 raste të vrasjeve të mbetura në tentativë, në krahasim me 10 vrasje të mbetura në tentativë gjatë 9-mujorit të vitit 2022.

Në kuadër të operacionit “Alpe të pastra” janë asgjësuar 196 742 bimë dhe fidanë kanabisi, 41 883 prej tyre fidanë në kubikë, duke i shkaktuar ekonomisë kriminale, një dëm prej miliona eurosh. Janë referuar 132 raste kultivimi, me 71 autorë të proceduar penalisht.

Gjithashtu nga momenti kur nisi lançimi i paketës së sigurisë në shkolla janë goditur 16 raste të shitjes së narkotikëve, duke çuar kështu në pranga shpërndarësit që vepronin ose në afërsi të shkollave ose në brendësi të lagjeve, pranë objekteve arsimore.

Etiketa: hodajKryesore1ndryshimePoliciaShkodër

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Artur Meçollari mbërrin në SPAK

Artur Meçollari: Ja si SPAK po gradon gjeneralët në FA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com